Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Sot shokë, e nesër....pak ma afër. Si ndodhi? Empty Sot shokë, e nesër....pak ma afër. Si ndodhi?

Tue 11 Sep 2012 - 20:37
Sot shokë, e nesër....pak ma afër. Si ndodhi? 8D8E9E11F71E206182F25B91CB70EBE5
Kufiri mes miqësisë dhe dashurisë është shumë i hollë, prandaj, në qoftë se keni ndonjë shok/shoqe më të afërt se partnerin tuaj, shihni se a keni kaluar në zonën e tradhtisë
Nuk ekziston personi cili është imun ndaj ndjenjave dhe emocioneve dhe që mund t’i kontrollojë ato tërësisht. Kufiri mes miqësisë dhe dashurisë është shumë i hollë, prandaj, në qoftë se keni ndonjë shok/shoqe më të afërt se partnerin tuaj, shihni se a keni kaluar në zonën e tradhtisë.
Tradhtia emocionale ndodh kur lejoni që një person tjetër t’i plotësojë nevojat e juaja emocionale të cilat në fakt duhet t’i plotësojë partneri juaj. Kjo marrëdhënie zakonisht fillon në mënyrë të pafajshme dhe më tutje rrezikon të shndërrohet në një tradhti “klasike”. Mbase, thuhet se ky lloj i tradhtisë ndonjëherë është më i rrezikshëm se tradhtia “klasike”.
Më poshtë keni shenjat të cilat ju tregojnë se kur e keni kaluar kufirin e shoqërisë dhe se duhet të ndërmerrni masa në qoftë se dëshironi të vazhdoni të keni një lidhje të shëndoshë.
1. Takimi me shokun/shoqen e përjetoni me më shumë shqetësim sesa takimet tjera me shoqërinë tuaj dhe me të kaloni më shumë kohë sesa normalisht.

2. Dëshironi të dukeni më bukur me qëllim që ai/ajo ta vërejë atë.

3. Flisni me të për problemet e juaja dhe për marrëdhëniet e juaja me personat tjerë.

4. Çdoherë mundoheni të keni këshilla dhe mendime të veçanta kur flisni me të.

5. Kur diçka ju mundon, së pari dëshironi ta ndani këtë ndjenjë me të sesa me partnerin tuaj.

6. Fantazoni për atë se si ishit ndjerë po të ishit në lidhje me të dhe shpeshherë gjeni veten duke dëshiruar edhe marrëdhënie seksuale me të.

7. Ose shumë shpesh flisni për këtë person me partnerin tuaj dhe shoqërinë, ose nuk e përmendni asnjëherë me qëllim që të mos zbulohen ndjenjat e juaja për të.

8. Nuk mund të flisni me partnerin tuaj në lidhje me marrëdhënien tuaj me këtë person, pasi që jeni të vetëdijshëm se kjo marrëdhënie është jonormale.

Dhe në fund, nuk do të thotë se tradhtia emocionale mund të shndërrohet në një tradhti reale klasike, por kufiri mes miqësisë dhe dashurisë në këto raste është shumë i hollë./Portalb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi