Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Xhaka e pranon:” S’desha të shënoja”. Mediat e huaja:”Gjesti i tij precedent i rrezikshëm” (video) Empty Xhaka e pranon:” S’desha të shënoja”. Mediat e huaja:”Gjesti i tij precedent i rrezikshëm” (video)

Thu 13 Sep 2012 - 14:02
Xhaka e pranon:” S’desha të shënoja”. Mediat e huaja:”Gjesti i tij precedent i rrezikshëm” (video) Xhaka-300x300Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë ka qenë edhe në qendër të vëmendjes së mediave të huaja të cilat janë marrë kryesisht me gjestin e Granit Xhakës i cili qëllimisht nuk shënoi pak minuta nga fundi i ndeshjes.
“Xhaka e ka humbur këtë rast qëllimisht, për shkak të dashurisë ndaj Shqipërisë, por të gabosh një gol për shkak të dashurisë ndaj atdheut, mund të përbëjë një precedent të rrezikshëm për futbollin botëror”, shkruan Tgcom.mediaset.it e cila i ka kushtuar një shkrim të tërë gjestit antisportiv të Xhakës.
“Tashmë të gjitha kombëtaret, duke filluar nga ato më të rëndësishmet si Italia, Gjermania, Franca e Anglia. kanë në përbërjen e tyre shumë futbollistë me origjinë nga vende të ndryshme dhe nuk duhet lejuar që ky sport të humbasë bukurinë për shkak të dashurisë patriotike.”, theksohet më tej në shkrim.
Nga ana ee tij vetë Xhaka, në profilin e tij në Facebook, e ka pranuar se e ka humbur qëllimisht atë rast.
“Zvicër 2-0 Shqipëri. Respekt për tifozerinë, ishte një ndeshje ku përjetova emocione të shumta. Kishte momente gjatë ndeshjes ku s’dija çfarë të bëja e si të veproja. E patë edhe momentin ku s’desha të shënoja. Për juve ndoshta jam tradhtar, por veten e ndiej plotësisht SHQIPTAR”, shkruan Xhaka.
Por kjo deklaratë jo vetëm që mund të shtojë akoma më shumë debatet në Zvicër, ku nuk e kanë pritur edhe aq mirë veprimin e tij për të falur kombëtaren shqiptare nga shënimi i golit të tretë, por mund ti kushtojë atij edhe ndonjë masë disiplinore./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi