- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Ne, Serbia dhe Europa
Mon 17 Sep 2012 - 20:05
Na, Serbia dhe Europa
Nga Fahri Xharra
15.09.12
Nëse “politika është art i së pamundurës”(Bismarku), atëherë a dimë ne të bëjmë politikë? Nëse historia është pasojë e një apo shumë manipulimeve, si duket ajo e jona? Kur politikën nuk e bën vet sepse të mungon përvoja,pjekuria dhe mbi të gjitha aftësia e gjeturisë diplomatike në raste të vështira; atëherë si do ta shkruash historinë tënde kur mijëra libra i kanë mbushur raftet e bibliotekave familjare dhe ato publike të mbarë Europës dhe që e mbajnë vulën e një propagande të fëlliqur antishqiptare? Në këtë rast këmbëngulja për tu thirrur në universalizmin njerëzor si një mjet që sjellë dobi në njohjen e drejtë dhe mirënjohjen e të kaluarës sonë nga të tjerët është pak dobi prurëse. “Përfundimi është sa i thjeshtë aq edhe i ndërthurur për tu shpjeguar: “duhet te kemi parasysh që investimet sllave në perëndim përsa i përket deformimeve të historisë, kulturës, traditave shqiptare në përgjithësi janë të shumta dhe të vjetra në kohë dhe i kapërcejnë shekujt.”(B.T.)
A e dimë ne nivelin e propagandës anti-shqiptare që zhvillohet nëpër botë?
Në këtë prizëm duhet edhe të shikojmë se sa na i ndihmojmë që kjo propaganda të zë vend. A jemi të vetëdijshëm se sa të forta janë lobet sllave në Perëndim? Rrjeta e tyre është e shtrirë dhe është e kapur në nivelet më të larta të shtetit, pushtetit ,politikës dhe akademive universitare perëndimore. ”Ne Shqiptarët jemi të mangët dhe komplet të paorganizuar në drejtim të promovimit të historisë, kulturës dhe traditave tona në perëndim edhe sot që flasim në shekullin e 21.”( B. T.) Çka na pëlqen të themi ? Ne e dimë që shteti Shqiptar dhe ai i Kosovës janë të pa organizuar, të pa interesuar dhe komplet të pa motivuar në këtë drejtim. Sa investojnë të dy shtetet shqiptare në këtë drejtim? Na pëlqeu apo jo;një përgjigje është e saktë që në nivel ndërkombëtar si Shqipëria ashtu edhe Kosova janë absolutisht të pa fuqishme dhe të pa rëndësishme.
Për Homerin dhe Odiseun, në botë llogaritet që janë të shkruara mbi 5.000 libra që na e tregojnë të”vërtetën” mbi Itakën, Greqinë dhe gjuhën greke që ata e flisnin. Kjo ta zëmë është “lashtësia”. Për Manastirin e Deçanit apo Patriarkalen e Pejës: si do ta bindësh UNESCO-n se ato janë shqiptare ,së pari katolike e pastaj ortodokse shqiptare ? Ç`ti themi vetës që, që prej fillimit të demokracisë në tokat tona e deri më sot në botë janë shkruar mbi 50 libra të cilat e “vërtetojnë ” prejardhjen jo shqiptare të Skënderbeut. E në këtë rast ,edhe na jemi konribuesit dhe argatët më të mirë në propagimin e këtij pështjellimi.
Po luan historia me ne apo ne po luajmë me historinë?
Si do t`i kundërvihemi kësaj të keqeje. Sa kohë duhet, sa para duhen që të rikthejmë vëmendjen e Europës në atë çka shkruante Marin Barleti?
Me gjithë dëshirën e mirë që mund të ketë një individ ose një grup individësh privat, është fakt se nuk mund te përballohesh me një makineri gjiganteske propagande antishqiptare që funksionon në regjim të plotë prej shekujsh, sidomos nëse individët privat nuk kane mbështetje ekonomike, politike, akademike dhe lotimi. Ku jemi ? A thua po jetojmë sot për nesër, ose a e planifikojmë që të jemi një vazhdimësi e ndershme e vetvetes? “Konkluzioni është sa i thjeshtë aq edhe i komplikuar për tu shpjeguar: duhet të kemi parasysh që investimet sllave ne perëndim përsa i përket historisë, kulturës, traditave sllave ne përgjithësi janë të shumta dhe të vjetra në kohë dhe kapërcejnë shekujt. Në këtë prizëm nuk duhet te na çudisin propagandat anti-shqiptare që lexojmë qoftë ne internet ose edhe në nivel akademish dhe universitetesh. Lobet sllave në perëndim përfshirë dhe Italinë, Francën, Britaninë e Madhe janë shumë të forta dhe kapin nivelet më të larta të shtetit, pushtetit, politikës dhe akademive universitare. E majta italiane p.sh. ka patur lidhje te ngushta me vendet komuniste të lindjes sidomos me Rusinë, duke nisur qe nga momenti i krijimit te partisë komuniste ne Itali që para një shekulli e deri ne ditët e sotme…”
Por ajo që është më dramatike dhe e tmerrshme është fakti se shqiptarët janë të parët që ndërthurin interesat e tyre me anti-kombin duke u bërë pjesë e një ingranazhi anti-perëndimor dhe material i dorës së parë të propagandës anti-shqiptare ( B.T), ne punojmë në mënyrë të pandërgjegjshme kundër vetë kombit shqiptar, historisë dhe të vërtetave shqiptare; atyre të vërtetave që qëllimisht nuk bëheshin të njohura, atyre të vërtetave që janë të vërteta dhe që me zbardhjen e tyre ,atëherë ndërrohet historia.
Më vjen ndërmend Faik Konica dhe shkrimi “Armiqtë’ e Shqipërisë” që ai e botonte në numrin e parë të revistës së tij “Albania” (1897). Në këtë editorial, ai thotë se armiqtë e Shqipërisë nuk janë as greku, as serbi, as turku, por janë vetë shqiptarët, sepse ata nuk e duan lirinë e tyre, sepse, sipas tij, ata nuk bëjnë asgjë për të shpëtuar vendin e tyre.
Po na si veprojmë sot, që të ndryshojmë nga bashkëkohanikët e Konicës?
Cilat lobe veprojnë në tokat tona, pro apo kundra-shqiptare?
Iu kundërvihemi ne atyre apo bëhemi “ortak” me ta në përdhosjen e historisë, të krenarisë dhe vazhdimësisë sonë shqiptare? Në trojet shqiptare me duket se ligjin e bëjnë lobet orientalo-aziatike të ndërsyera dhe të përshtatura nga ato sllave, kështuqë detyrimisht shqiptarët i janë futur pa e kuptuar as vetë një lufte që po kryhet prej kohësh dhe që ka të bëjë me zonat e influencës gjeo-ekonomiko-politike të lobeve dhe masonerive të ndryshme botërore. Trojet shqiptare janë epiqendra e kësaj lufte interesash për vet pozicionin gjeografik që e kanë. Deri më sot më duhet të them me dhimbje te madhe se shqiptaret vazhdojnë te jene ne kahun e gabuar dhe janë duke punuar kundra vet-vetes me shume zell drejt vet-shkatërrimit. Ende nuk jemi duke e zgjedhur mikun e vërtetë. Në një botë që sa vjen e po kthehet më globaliste, të parët që do fillojnë të humbasin identitetin dhe etnicitetin e tyre duke rrezikuar drastikisht të shkrihen si komb janë shqiptarët. E di që është e tmerrshme ajo që sapo shpreha por ky është realiteti që unë e shoh. M`a thuani ju lutem nëse e kam gabim! (B.T.)
Me kënd jemi ne? Jemi me dreqin e mallkuar. Jemi me dreqin e mallkuar kur shkruajmë: “Ndërkaq, që emërtimi Kosovë dhe kosovar ngërthen brenda vetes një përkatësi etnike shqiptare, njëkohësisht shpreh një identitet të dallueshëm si bashkësi shtetërore dhe politike, të ndryshme në zhvillimin historik, ngjashëm me emërtimin zviceran, që shpreh një bashkësi shtetërore supranacionale (Besëlidhja Helvetike.) Kosovarët e sotëm, shumica me një identitet të qartë, shqiptarë etnik, (etnia është statike) nëse arrijnë që shtetin e tyre ta anëtarësojnë në OKB, atëherë ata do të jenë një komb i veçantë, (kombi është variabël) ndonëse vazhdojnë të jenë shqiptarë etnikë, porse tashti si “njësi e rritur” (Urs Altermatt.) Në rastin kosovar veçantitë identitare, politike dhe historike e të shtetkrijimit vështirë mund të kontestohen. Sot kosovarët identifikohen me këto veçanti dhe me shtetin e tyre si e drejtë e arrirë, prandaj nuk janë futuristë fantastë (të llojit të Zhyl Vernit F.Xh) ata që mendojnë për këtë komb të ri.” . Zhyl Verna e shkuar Zhyl Vernit. Prapë dhe me këmbëngulje me të pa arrijtëshmen dhe sëbashku me lobistat e kësaj propagande të krijimit të një sajueseje jashtëtokësore.
Duke e biseduar këtë çështje, një mike e imja më shkruan : “Ajo që ka rëndësi është që tematika dhe thelbi i artikullit të kuptohet nga lexuesi e të ndezë ne kokat e tyre mendime dhe pikëpyetje te cilave duhet të jenë në gjendje tu japin përgjigje e njëkohësisht edhe zgjidhje. Lexuesi nuk duhet ta shohë ketë problematikë si diçka te pashpresë, por duhet të kuptoj se ka edhe rrugë alternative. Lexuesi duhet te kuptoj se impenjimi nuk duhet ti mbetet vetëm e ekskluzivisht shtetit, pasi që shteti nuk është një organizëm abstrakt por përbëhet nga njerëz/individë e këta duhet të jenë të ndërgjegjshëm për rolin që luajnë në këtë epokë të historisë dhe shoqërisë shqiptare. Artikulli i shkruar duhet të ndezë ndjenjën dhe detyrën e përgjegjësisë qytetare edhe tek ajo pjesë e shqiptarëve që kanë mjete ekonomike për te krijuar si në vendin amë ashtu edhe jashtë, bazat për krijimin e institucioneve të fuqishme lobimi.” Kurse tjetra mike më shkruan: “por problemi nuk është vetëm bota, por ndërgjegjja e shqiptarit, dhe nuk mjafton krenaria për të qenë burra…. duhet ndershmëri intelektuale që ne akoma nuk e kemi… me sy të mbyllur vetëm nga patriotizmi… duhet patriotizëm tek politika dhe ndershmëri… jo patriotizëm por atdhedashuri në politikë dhe ndershmëri në prezantimin tonë në botë.”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi