Një “portokalle” e mbushur me mish!
Tue 18 Sep 2012 - 15:18
Në fakt ngjason me portokalle, por në realitet nuk është frutë. Është një “meze” krejt e veçantë që serviret në restorantet e Londrës.
Kjo lloj mezeje vjen që nga mesjeta, nga vitet 1500. Shefi i famshëm i kuzhinës, i vlerësuar me shumë yje Michelin, shef Heston Blumenthal, vendosi ta risjellë përsëri në ditët tona.
Pa frikë mund të thuhet se pati vërtet sukses, pasi kjo frutë prej mishi përveç traditës, ka edhe shumë paraqitje dhe shije të mirë. Kështu, Blumenthal i mrekulloi klientët e restorantit të tij, që hapi këto ditë.
Kur e shikon në pamje të parë, të duket si një portokalle, por në fakt, është e mbushur me mish pule!
Për të qenë më konkretë, mbushja që përdoret është një mush i përgatitur nga mëlçi dhe mish pulash. Ndërsa nga jashtë mishi mbulohet me një xhel mandarine dhe i jepet forma e portokallies. Në qendër vendosen disa gjethe origjinale portokallesh, me qëllim që klienti të besojë se është frutë prej vërteti. Receta origjinale plotësohet me një fetë buke të freskët.
/alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi