Robbie Williams bëhet baba
Wed 19 Sep 2012 - 15:23
Robbie Williams bëhet baba. Ka qënë vetë këngëtari që e ka bërë të ditur lajmin në faqen e tij zyrtare të internetit. Vogelushja Theodora Rose Williams ka lindur në orën 15:33 më 18 shtator. Thuhet se si ajo dhe nëna e saj Ayda Field janë mirë nga ana shëndetësore. Në intervistën e dhënë pak ditë më parë në “Vanity Fair” Robbi ka thënë:-“ Për momentin jam shumë i trembur, por dua ta krijoj këtë lidhje. Dua të jem gjithmonë pranë saj dhe kam dëshirë ta dua. Po e dua këtë”. Ish-pjesëtari i grupit Take That e ka të qartë se si do të sillet me vogëlushen: “Do t’i mësoj arte marciale që të mbrohet kur të rritet. Gjithashtu do t’i mësoj të luaj futboll, të bëjë boks dhe karate.” /alb-observer.com/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi