Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Network
Network
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 28
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Italy
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/09/2012
http://www.albforums.com

Dicka Per Qytetin Tuaj Ose Fshatin Ku Keni Lindur  Empty Dicka Per Qytetin Tuaj Ose Fshatin Ku Keni Lindur

Thu 20 Sep 2012 - 0:04
Message reputation : 100% (1 vote)
HISTORIKU I TREVËS SË POGRADECIT

Pogradec – Toponimi (Podgrada – nën qytet)
Krahina e Pogradecit është një vend që ka një histori të lashtë. Zbulimet arkeologjike me vendbanime palafite në fshatin Lin, Buqezë, Mëmëlisht, Starovë dhe Tushemisht, tregojnë se kjo zonë ka qenë e banuar rreth 2000 vjet p. k., që në periudhën e Bronxit.
Gjatë krijimit të shteteve të fuqishme Ilire në fundin e shek. VI p.e.s. dhe në fillim të shek. V p.e.s., Krahina e Pogradecit ka qënë e banuar nga fiset Ilire të Enkelenjve (me qendër qytetin e Enkelanës) dhe Dasaretëve (me qendër qytetin e Pelionit) të vendosur në pjesën jugperëndimore të liqenit të Ohrit (në atë kohë quhej liqeni i Lihnidës – liqeni i Dritës).
Ku ndodhet qyteti i Pogradecit sot, në pjesën që quhet “Kalaja e Qytetit” mendohet të jetë ndërtuar nga fisi i Enkeleasve qyteti i Enkelanës i rrethuar me mure mbrojtëse dhe në një pozicion strategjik shumë të favorshëm. Nuk është ende e sigurt nëse qyteti Ilir i Enkelanës ka qenë vërtet në pjesën e sipërme të qytetit për shkak sepse mungojnë gërmimet dhe zbulimet arkiologjike në këtë zonë. Nga kjo zonë zotërohej dhe shikohej i gjithë liqeni, fusha pranë tij dhe të gjithë kodrat që e rrethonin. Përtej liqenit banonin fisi Ilir i Likestëve, të cilët do t’i nënshtrohen pushtimi të Enkeleasve dhe konkretisht nga mbreti enkeleas Bardhyli dhe më vonë nga i djali i tij, Kliti (shek. V p.e.s.). Konflikti me shtetin Maqedonas (Shteti Maqedonas në shek. IV-III p.e.s., jo Shteti Maqedonas sot) bëri që mbretërit enkeleas të ndërtonin në kodrat rreth qytetit të Enkelanës qytete, qyteza dhe kala të shumta të fortifikuara si: Baosa, Seljana etj. Gjatë kohës së Filipit II të Maqedonisë, mbretëria e Enkelenjve ra u pushtua plotësisht. Më vonë i biri i Bardhylit, Kliti, e mori sërish sundimin e mbretërisë Enkelease, por Enkelenjtë e humbën rëndësinë e tyre të mëparshme duke u pushtuar nga fise që ardhën nga Europa.
Polibi thotë se rreth liqenit “Lihnida” Ekelenjtë kishin ndërtuar qytete si: Kerona, Liknusi, Sotiana, Enkelana etj. Në këto qytete ishin të zhvilluara kultura dhe arti që i shohim në objekte qeramike dhe në zbukurimet e bronxit, por kanë qenë të aftë edhe në ndërtimtari, në ndërtimin e kalave dhe të qyteteve. Gërmimet arkeologjike në kodrën mbi qytet (Kalaja e qytetit) kanë zbuluar se banorët e kësaj krahine janë marrë me bujqësi, blektori, peshkim, zeje të ndryshme dhe kanë pasur mardhënie me qendërat e banuara fqinje. Gjurmë të ndërtimeve Ilire gjenden në Gradisht, Lin, Pogradec. Ata kishin edhe kultet këtë e tregon gjetja e një relievi guri në fshatin Mëmëlisht, në të cilin është skalitur hyjnesha Artemisa, një statujë e vogël është gjetur në Peshkëpi si edhe sende të tjera. Zbulimet arkeologjike janë bërë në vendbanime të ndryshme si në Blacë, Tushemisht, Selcë e Poshtme, Kalaja e Qytetit, Kishat e Potkozhanit, Manastiri i Shën Marenës, Mozaiku i Linit, Urra e Golikut etj. Të gjitha këto flasin për fillesat të një vëndbanimi të hershëm në krahinën e Pogradecit.

Në luftrat e më vonëshme trevat e Pogradecit u pushtua nga Perandoria Romake dhe në ndarjen e re administrative u caktua në Provincën e Epirit të Ri. Ish-qyteti enkeleas që ndodhej në pjesën ku sot ndodhet “Kalaja e Pogradecit” vazhdoi të banohej edhe gjatë pushtimit romak, por e pa fortifikuar dhe pa atë intensitet jete që kishte pasur më përpara sepse mendohet që në shek. e II p.e.s. gjatë luftrave iliro – maqedonase – romake, një zjarr i madh e shkatërroi qytetin e hershëm. Në vitin 395 e.s., me ndarjen e Perandorisë Romake, krahina e Pogradecit u bë pjesë e Perandorisë Bizantine. Nga fundi i shek. të IV e.s., aty u ngritën murre të reja mbrojtëse dhe kështjella i shërbeu përsëri popullsisë vendase nga dyndja e “Barbarëve” deri në mesjetën e hershme. Në Kalanë e Pogradecit janë gjetur monedha të Perandorit Justinian, gjë që tregon se krahina ka qenë nën sundimin Bizantin.
Kjo qendër do të shkatërrohej përfundimisht nga pushtimi Bullgar në shek. VII. të e.s.. Dyndjet sllave e shkatërruan qytetin dhe jeten e tij, si pasëojë popullësia u shpërnda në zonën përreth në pjesën e kodrave sepse pjesa e fushës ishte e kënetëzuar. Sllavët e mbajtën për një kohë të gjatë të pushtuar zonën e Pogradecit dhe u munduan të zhdukim ç’do gjë që u përkiste Ilirëve, Kulturën, artin, traditat dhe zakonet, gjë që e dëshmojnë toponimet sllave që u vendosën si emërtimeve të qyteteve dhe zonave.
Gjatë shek. të IX krahina e Pogradecit u pushtua nga bullgarët dhe pasardhësi i Klementit, Naumi ndërtoi afër Pogradecit manastirin me të njëjtin emër.
Gjatë shekujve në vazhdim njerëzit e fshatit zbritën poshtë në rrëzë të kodrës dhe krijuan qytetin e Pogradecit, përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit.
Në vitet 1400 në shumë dokumenta përmendet që Mokrena bënte pjesë në zafetin e Aranitasve. Në kohën e sulltan Mehmetit I u vendos administrimi turk, por në zonat malore sundimtarët shqiptarë vazhduan të gëzojnë drejtat e mëparshme mbi zotërimet e tyre duke ruajtur të drejta të veçanta administrimi. Regjimi osman shkaktoi pakënaqësira në masat popullore. Kryengritjet e para janë udhëhequr nga Gjergj Golemi, zot i Mokrës, Shpatit dhe Çermenikës. Kjo përshkruhet edhe në këngët popullore mokrare:
Gjergj Golemi na çon fjalë,
Angjevini të na dalë,
Me ata trima mokrarë,
Kush me këmbë, kush me kalë,
Kush me thika, kush me pallë.

Kryengritjet e viteve 1432 – 1433 në afërsi të Bërzhitës i dhanë goditje dërmuese ushtrive osmane nën komandën e Ali Beut. Burimet historike tregojnë se në grykën e Mokrës janë thyer tre ekspedita osmane të organizuara nga sulltan Fatiu. Në 29 qershor 1444, u mund forca e Ali Pashës në Torvioll. Në 10 tetor 1445 arkëxhinjtë të ardhur nga Ohri u ndeshën me forcat shqiptare në fushën e Morenës. Më pas ushtritë osmane mundën të deportojnë në trevat e Pogradecit dhe në vitin 1520 – 1566 u përfshinë në Sanxhakun e Ohrit, Vilajeti i Rumelisë me qendër në Manastir. Kryengritje të vazhdueshme pati gjatë shek. XV – XVII, gjatë të cilave pushtuesi filloi fushatën e islamizimit. Popullsia shqiptare e krishterë për iu nënshtrua islamizimit për t’u lehtësuar nga taksat e rënda dhe shfrytëzimi.

Gjatë shek. të XVII të e.s., në vitet 1760-1770 qyteti i Pogradecit do të pozicionohej në pjesën kodrinore të qytetit të emërtuar “Goricë” (malësi) dhe në luginën e lumit Katjel. Këto janë fillesat e para të qytetit të sotëm të Pogradecit, e cila në këtë kohë shërbente si një qendër e vogël banimi. Ndërsa qendra administrative ishte Kaza Starova (nënprefekturë), e cila gjatë shek. XVII-XIX varej nga sanxhaku i Ohrit nënsundimin e Bushatllinjve dhe më vonë kaloi nën sundimin e pashallëkut të Ali Pashë Tepelenës.
Në vitet 1860-1870 Pogradeci njihet si nënprefekturë dhe Starova kalon në varësi të tij. Përpjekjet për të qenë të lirë dhe për të ruajtur traditën, zakonet, kulturën dhe gjuhën e tyre vazhduan papushin edhe në vitet që vijuan. Si rezultat i këtyre përpjekjeve dhe vetë popullit arsimdashës pogradecar, një javë pas hapjes së shkollës së parë shqipe të hapur në Korçë, më 14 mars 1887 u hap shkolla e dytë shqipe në Pogradec.
Në fillim të shek. XX Komiteti i fshehtë për çlirimin e Shqipërisë, filloi organizimin e çetave kryengritëse. Më 1906 në krahinën e Korçës u formua çeta e Bajo Topullit, influeca e së cilës mobilizoi edhe popullin e Pogradecit, që u organizuan në çeta si ajo e Kajo Babjenit dhe Ismail Dërdushës, të cilat luftuan kundër armikut.
Në vitin 1908 në Pogradec krijohet klubi i parë shqiptar “Bashkimi” që pati si qëllim bashkimin e popullit në luftë kundër pushtuesve dhe përhapjen e gjuhës shqipe.
Shpallja e pavarsisë kombëtare e gjen krahinën e Pogradecit nën sundimin Serb. Kjo përmendet e dhe në shkrimet e studiueses angleze Edit Durham: “ Dhe në Pogradec gjetëm Serbë. Këtu e gjithë popullsia është shqipëtare. Ata pyesnin me kureshtje për fatin e qytetit të tyre dhe kishin frikë se mos pushtuesi serb u mbetej në derë përgjithnjë.” Ndonëse Pogradeci dhe fshatrat rrëzë ishin nën pushtimin Serb, Mokra dhe Gora që i takonin këtij juridiksioni ishin të lira.
Në 2 dhjetor 1913, mbas shumë përpjekjesh qyteti i Pogradecit çlirohet dhe bashkohet me qeverinë e Vlorës.
Në fillim të Luftës së Parë Botërore forcat Austro-Hungareze pushtojnë gjysmën e Shqipërisë deri në Pogradec, ndërsa forcat Bullgare Mokrën dhe Pogradecin.
Në 10 dhjetor të vitit 1918 forcat Franceze pushtuan Pogradecin. Me largimin e forcave Franceze më 26 maj 1920 patriotët vendas ngritën flamurin shqipëtar dhe u bashkuan me qeverinë e Tiranës.
Në ditët e para të prillit 1939 ne Pogradec u organizuan shumë demostrata dhe populli pogradecar kërkoi të luftonte me armë, por gjithçka ishte e kot sepse e gjithë Shqipëria ra nën pushtimin Italian.
Në 28 tetor 1940 Italia i deklaroi luftë Greqisë dhe nënprefektura e Pogradecit u bë shesh luftimesh dhe u nda përgjysëm. Dëme të shumta iu shkaktuan popullit, djegiet dhe dhuna u shtuan deri në 14 prill 1941, kur forcat greke u tërhoqën duke kapitulluar. Në 1941 Rreshit Çollaku organizon qëndresën e popullsisë kundër pushtuesve duke u bërë komandant i çetës partizane. Më 30 gusht 1944 forcat partizane çliruan qytetin e pogradecit dhe gjithë zonën rreth tij.




• Zbulime arkiologjike:

• Rrënojat e një vendbanimi Ilir dhe një kishë Kristiane me mozaikë shumëngjyrësh janë gjetur në gadishullin e Linit (fshati Lin sot), i cili ndodhet në brigjet e Liqenit të Ohrit. Këto zbulime datojnë në shek. VI të e.s. dhe mendohet të jetë ndërtuar

• Fshati i Selcës së sipërme i populluar që nga shekulli VI p.k. (2400 vjet) , kërkonte të bashkohej në betejat e Alexandrit të Madh. Pesë varre të lashtë monumentalë me hyrje të gdhendura në shkëmb tregojnë famën e qytetit të fuqishëm antik të Pelionit, ku ka jetuar mbreti Ilir, Klit.

• Rruga Romake “Via Egnatia” kalon përmes rajonit, nga qyteti i Ohri, përgjatë fshatrave të Mokrës dhe mbaron në detin Adriatik në Durrës. Ura e “Golikut” (shek. XVII) ndërtuar mbi Lumin Shkumbin është gjurmë e kësaj rruge të vjetër romake.

• Shpella të shenjta dhe një kishë ndodhen pranë Qaf-Thanes dhe kufirit me Maqedoninë. Pikturat e bëra nga heremitët në mesjetë mund të shihen në kishë dhe në muret e shpellës.

• Në Gadishullin e Linit, është një mozaik që daton në shek. e VI të e.s., e cila të magjeps me bukurinë që ka dhe me mjeshterinë me të cilën është punuar. Ky mozaik mendohet se është ndërtuar gjatë sundimit të perandorit Justinian.

• Për këtë gadishull egziston edhe nje gojëdhënë që ka lidhje me perandorin Justinian të bizantit që daton në shekullit të VI. Gojëdhëna thotë se Justiniani, një perandor me origjinë ilire, në momentin kur perandoria Bizantine ishte duke u pushtuar nga Otomanët ka fshehur në brigjet e Liqenit të Ohrit në afërsi të Gadishullin të Linit një pjesë të madhe të thesarit të perandorisë bizantine.

• Kisha Palokristiane e Linit, e vendosur në Gadishullin e Linit pranë liqenit është ndërtuar në shekullin e V – IV para Krishtit dhe të gjitha ambjentet e saj janë të shtruara me mozaikë.

• Kalaja e Pogradecit është e vendosur në majën e kodrës, në pjesën perëndimore të qytetit të Pogradecit, me lartësi 205m mbi nivelin e liqenit dhe 689m lartësi mbi nivelin e detit. Ajo ka qenë e banuar në shek. V. p.k., ndërsa në shek. IV p.k. kjo qendër banimi tipike Ilire u rrethua me mure mbrojtëse. Ka pasur një vjetërsi banimi prej 1400 vjetësh, duke qenë një kala iliro - shqiptare e hershme.



Sjam i Pogradecit Per Me Pelqen Si Qytet :) Ollga Razz
Network
Network
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 28
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Italy
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/09/2012
http://www.albforums.com

Dicka Per Qytetin Tuaj Ose Fshatin Ku Keni Lindur  Empty Re: Dicka Per Qytetin Tuaj Ose Fshatin Ku Keni Lindur

Thu 20 Sep 2012 - 0:07
PEQINI NE SHEKUJ 1431-1432
Peqini eshte nje vendbanimi lashte ilir,ne bregun e
djathte te Shkumbinit te poshtem.Gjetjet arkiologjike
deshmojne per faktin se ai ka ekzistuar njeheresh me qytetet
me te lashte te vendit tone.Pozicioni gjeografik,ia jepte atij
nje mundesi te tille,duke qeni i vendosur pergjate rruges se
vjeter te Kandavise e me pas te asaj Egnatia,i njohur me
emrin Klaudiana.Ne burime historike te vitit 1431 thèrritet
me emrin Biklenet dhe me pas Peklin.Gjate mesjetes se
vonè u zhvillua si qender tregtare e zejtare.
E kaluara e lashte,sidomos ajo mesjetare,pasqyrohet
me momumentet historike te qytetit,si kalaja dhe xhamia
me kullen e sahatit.
Nga te gjithe vizitoret e huaj Peqini dhe krahinat e tij
permendet per popullin me bujar e mikprites,per shtepite e
kopshtet e bukura,kodrat e veshura me ullinj e gjelberim si
dhe fushat e gjera pjellore,qe lumi shkumbin i pershkon
fund e krye.Ne peqin eshte parashikuar rruga e
,c,ka do ti sjelle kesaj zone mjaft
favorizime ekonomike.
Peqini i perket krahines se Shqiperise se Mesme dhe
si i tille folklori dhe veshjet jane tipike te kesaj krahine.
Perjashtim ben vetem zona e Darsise,ne te majte te lumit,
ku vihen re ndikime te krahinave jugore.
Populli i Peqinit eshte pjesmarres aktiv ne te gjitha
ngjarjet historike te vendit.Nga rradhet e tij kane dale patriote
e luftetar te shquar,intelektual e veprimtarete perkushtuar
per ceshtje kombetare,ne fushat politike,akademike
kulturore e sportive.... Shkruar nga Klodi (Network)
Network
Network
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 28
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Italy
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/09/2012
http://www.albforums.com

Dicka Per Qytetin Tuaj Ose Fshatin Ku Keni Lindur  Empty Re: Dicka Per Qytetin Tuaj Ose Fshatin Ku Keni Lindur

Thu 20 Sep 2012 - 0:08
------------------E L B A S A N I ........................


Historia e trevave të Elbasanit e ka zanafillën e saj në shekullin II p.e.s. me vendbanimet e hershme ilire. Në shekullin II qyteti njihej me emrin Skampa e më vonë me emrin Skampini dhe ishte në varësinë administrative të Durrahut (Durrësit). Duke qenë i vendosur në kryqëzimin e rrugëve Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qendër urbane, ushtarake e peshkopale. Pas bllokimit të rrugës Egnatia nga dyndjet e barbarëve, qyteti i Skampinit nuk përmendej më dhe u shkatërrua nga bullgarët dhe ostrogotët gjatë migrimit sllavo-bullgar diku nga shekulli VI-VII.

Elbasani u themelua nga turqit osman në të njëjtin vend në shekullin XV. Pas disfatës që pësoi në rrethimin e dytë të Krujës, sulltan Mehmeti II, rindërtoi në kthim në vitin 1466 kalanë e vjetër, për ta pasur si pikë mbështetje të mëvonshme. Kalaja u ndërtua për vetëm 25 ditë dhe në ndërtimin e saj ndihmuan 150,000 njerëz.

Në hyrje të kalasë, mbi një pllakë, sulltani shkroi në turqisht: “Eli-Basan, es Sulltan, ibni Sulltan, Fahati Sulltan, Mehmet thani han.” (Vura dorë, unë sulltan bir sulltanësh, sulltan triumfues, Mehmeti, mbret i madh.”). Pra, Elbasan do të thotë “vura dorë”.

Me kalimin e kohës rreth Kalasë u zhvillua qyteti i Elbasanit.

Në dokumentacionin e kohës dëshmohet se në mesin e shekullit XVII Elbasani kishte 2000 shtëpi dhe 900 dyqane. Punoheshin lëkura, leshi, mëndafshi, metalet e sidomos argjendi. Pas pushtimit turk Elbasani u shndërrua në qendrën e Islamit në Shqipëri. Për shkak të pozitës shumë të favorshme në rrugën Egnatia, Elbasani u kthye në një qendër tregtie shumë të rëndësishme. Përkrah tregtarëve vendas dhe turq në qytet ishin ngulitur edhe tregtarë grek dhe sllav.

Prodhimet e qytetit të Elbasanit gjenin treg shitjeje si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Këtë e dëshmon fakti që Turqia në dy ekspozita ndërkombëtare, njëra në Paris në vitin 1867 dhe tjetra në Çikago në vitin 1894, krahas artikujve të tjerë të artizanatit ekspozoi edhe pushkë, pistoleta dhe silahe të prodhimit shqiptar të Shkodrës, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rëndësishme është se Elbasani shquhet për organizimin e panaireve. Panairi i parë është ai i vitit 1381, i pasuar nga të tjerë në periudha të mëvonshme.

Në këtë kohë Elbasani shquhet si qendër e fuqishme arsimore dhe kulturore me përpjekjet që bënë Bogomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri për përhapjen e gjuhës e të shkrimit shqip. Në epokën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare zë një vend të rëndësishëm Kostandin Kristoforidhi, autor i abetares shqipe, i Dhjatës së Re në gegërisht dhe toskërisht, i Gramatikës së gjuhës shqipe sipas dialektit toskë (1882) dhe i Fjalorit të Gjuhës Shqipe (1904), i cili konsiderohet si babai i gjuhës shqipe. Në etapën e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare veçojmë Elbasanin si përhapës të mendimit përparimtar arsimor e kulturor. Pas shpalljes së Hyrijetit, Kushtetutës Xhonturke, u krijuan një sërë shoqërish dhe klubesh nga patriotët elbasanas, të cilët detyrë kryesore kishin përhapjen e gjuhës dhe shkrimit shqip.

Më 2-9 shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit, ndër vendimet më kryesore të të cilit qe hapja e shkollës Normale, e cila u realizua më 1 dhjetor 1909 dhe krijimi i Shoqërisë Përparimi, e cila do të mbështeste financiarisht këtë shkollë. Kjo shkollë ka qenë e para shkollë e mesme e arsimit kombëtar shqiptar.

Qyteti i Elbasanit konsiderohet si një nga vatrat më të rëndësishme të luftës për liri dhe çlirim kombëtar. Si pika kulmore përmendim aktin e shpalljes së pavarësisë së Elbasanit më 25 Nëntor 1912, si i pari qytet i Shqipërisë, pjesëmarrjen aktive në Luftën e Vlorës në vitin 1920, në Lëvizjen Demokratike Antifeudale të vitit 1921 - 1924, si dhe në Luftën e Dytë Botërore.

Gjatë periudhës 1924 -1939 qyteti i Elbasanit arriti një zhvillim të ndjeshëm në disa drejtime si p.sh. në infrastrukturë kryesisht me ndërtimin e rrugëve që lidhnin Elbasanin me Tiranën, Durrësin, Korçën, Gramshin, Dibrën, etj, ndërtimin e ujësjellësit të qytetit dhe ndërtimin e centralit elektrik. Gjatë kësaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia me ngritjen e disa objekteve si: fabrika e alkoolit, duhan-cigareve, vaj-sapunit duke vazhduar punën artizanale tradicionale. Në këtë kohë kemi ngritjen e degëve të bankave shqiptare dhe të huaja, të cilat nxisnin prodhimin bujqësor e industrial të Elbasanit.

Në vitin 1945 në Shqipëri u vendos regjimi komunist. Si të gjithë qytetet e tjerë të Shqipërisë edhe Elbasani vuajti për 45 vjet represionin e egër komunist që donte ta privonte qytetin nga prirjet e tij demokratike dhe kulturore. U persekutuan personalitetet më të shquara të qytetit të Elbasanit. U vu dorë mbi institucionet e kultit duke i transformuar sipas "ideologjisë së re". Në proceset demokratikë të vitit 1990 edhe qytetarët e Elbasanit morën pjesë aktive në to. Personalitetet më të shquara të shekullit të kaluar për qytetin e Elbasanit janë: Aqif Pashë Elbasani, Aleksandër Xhuvani, Lef Nosi, Ahmet Dakli, Et'hem Haxhiademi, Ibrahim Hastopalli, etj.
Banja e vjetër turke, që ndodhet në qendër të qytetit është restauruar dhe përdoret sot si restorant.fg
Politika
Kryetar i Bashkisë së Elbasanit është Qazim Sejdini. Deputetet e qytetit te Elbasanit ne Kuvendin e Republikes se Shqiperise jane aktualisht Durim Hushi (Zona 52), Taulant Dedja (Zona 53) dhe Aurel Bylykbashi (Zona 54).
Ekonomia
Elbasani është një qendër e rëndësishme industriale. Elbasani është qendër e prodhimit të hekurit për ndërtim. Në Elbasan ka gjithashtu edhe një fabrikë çimentoje, një fabrikë të prodhimit të ferrokromit, të oksigjenit, një kombinat të përpunimit të drurit etj.
Transporti
Elbasani ndodhet rreth 54 km larg Tiranës, 82 km larg Durrësit, 70 km nga pika kufitare e kalimit në Qafë Thanë, 135 km nga qyteti i Korçës etj.
Arsimi
Në Elbasan funksionojnë shumë institucione të arsimit parashkollor, nëntëvjeçar e të mesëm, si dhe Universiteti "Aleksandër Xhuvani" Shkruar Nga Klodi(Network)
Sponsored content

Dicka Per Qytetin Tuaj Ose Fshatin Ku Keni Lindur  Empty Re: Dicka Per Qytetin Tuaj Ose Fshatin Ku Keni Lindur

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi