Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vesh njëkohësisht 302 palë mbathje Empty Vesh njëkohësisht 302 palë mbathje

Thu 20 Sep 2012 - 10:30
Vesh njëkohësisht 302 palë mbathje Rekordi-mbathjet

Vesh njëkohësisht 302 palë mbathje Rekordi-mbathjet1

Një burrë anglez ka arritur të veshë 302 palë mbathje duke thyer rekordin botëror për më shumë mbathje të veshura në të njëjtën kohë.

Gary Craig, i cili e quan veten “Njeriu-Brekë”, vitin e kaluar hyri në librin e rekordeve Guiness me 211 palë mbathje, por në shkurt të këtij viti amerikania Janine Keblish ia mori rekordin me 252 palë mbathje të veshura.

Kështu që 53-vjeçari të dielën vendosi të rimerrte atë që i takonte duke kaluar kufirin e numrit 300.
“Prova shkoi shumë mirë. Jam i vetmi person në botë që ka thyer dy rekorde të tilla sepse mendoj se jam i vetmi aq i çmendur sa për ta provuar këtë gjë dy herë. Shkova deri në 302 sepse dua që personi tjetër që do të tentojë të më thyejë rekordin ta ketë shumë të vështirë”, deklaroi Craig, siç publikon ‘Daily Mail’.

“Është shumë e vështirë të veshësh kaq shumë mbathje sepse ato peshojnë”, shtoi 53-vjeçari, i cili ka filmuar gjithçka dhe videon e ka dërguar tek komisioni i rekordeve Guiness. Tashmë ai pret vetëm konfirmimin e rekordit të ri që vendosi të dielën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi