- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
PSE NUK JE I LUMTUR?
Wed 26 Sep 2012 - 14:13
Njeriu është i prirë për gjëra të reja dhe të bukura por jo çdo gjë e tillë është e mirë. Po e shkruaj këtë letër për shkak se shumë të rinj por edhe të moshuar janë mashtruar duke vrapuar pas dëshirave të ndaluara me shpresë se do ta gjejnë lumturinë. Njeriu është gjithmonë në kërkim të lumturisë. Natyra e tij është se sa herë që arrin diçka kërkon tjetrën. Shunica e këtij lloji kanë provuar gjithçka përveç Islamit t ë cilët nuk e kanë shijuar ëmbëlsinë e tij, lumturinë dhe rehatinë që ta sjell ai.
Për shumë njerëz zbavitja në çfarëdo mënyre qoftë ajo, mendjemadhësia, fama, pasuria, pasimi i epsheve janë gjithçka për ta. Është e vërtet se kjo botë është lojë e dëfrim, zbukurim i gjërave dhe garim mes njerëzve për pasuri sikurse e ka përshkruar Allahu në Kuran, mirëpo këto nuk duhet të jenë gjithçka për njeriun dhe synimi i tij kryesor. Zatën mu ky është shkaku pse njerëzit sot nuk janë të lumtur, sepse e kërkojnë atë aty ku nuk duhet.
Shkatërruesit tjerë të lumturisë janë edhe: "Dëshpërimi, dyshimi, monotonia, dembelia, injoranca, egoizmi, koprracia, stresi, frika, syefaqësia, nënçmimi, mërzia, mllefi, etj. Për të gjitha këto Islami ka zgjidhje dhe shërim.
Dëshpërimi, injoranca dhe syefaqësia janë ato që më së shumti i kanë kapluar njerëzit sot. Shumë njerëz dëshpërohen me jetën nuk mund t'i arrijnë ato që dëshirojnë, ka prej atyre që kanë arritur gjithçka që kanë dashur dhe në fund nuk janë ndier mirë dhe kanë bërë vetëvrasje. Allahu i ngritë besimtaret duke i thëne "Ju jeni më të mirët (Krenarët) nëse jeni besimtar". Injoranca është dry i lumturisë. Habitem se si njerëzit nuk janë të interesuar të dinë për veten dhe Krijuesin e tyre e kjo gjë i çon ata drejt shkatërrimit. Shumë prej tyre jetojnë për të tjerët, punojnë vetëm për pamjen e tyre të jashtme e kjo i shkakton atyre zbrazëti dhe boshllëk në zemrat e tyre. " Allahu nuk shikon në pamjet e pasuritë tuaja, por shikon në zemrat dhe punët tuaja" kështu na këshillon mësuesu ynë. Këta njerëz nuk i kanë dhënë shancë Islamit prandaj janë në këtë gjendje. Një musliman i mirë nuk është i dëshpëruar e njeh dhe e adhuron Krijuesin e tij dhe preokupimi i tij është që ta përmirësojë vetën pastaj të tjerët me urtësi me veprat e tij të mira dhe me durim.
Imitimi i verbër i të tjerëve, koha e lirë dhe shoqëria e keqe janë po ashtu sulmuese të lumturisë dhe janë të përhapura në kohën tonë. Imitimi i yjeve (atistëve)sipas tyre duke mos zgjedhur se çka është e mirë e çka e keqe. Kohën e lirë e kalojnë me gjëra të kota nuk e shfrytëzojnë këtë dhuratë të Zotit. Ka prej tyre që thonë se nuk po kam ku ta kalojë kohën është mërzit nga jeta dhe nuk di se çfarë të bëjë. Kurse shoqëria e tyre nuk zgjat se ajo që i bashkon në shumicën e rasteve është interesi material apo ai i përkohshëm. Kurse Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, na këshillon neve që ta duam për shokun (vëllanë) tonë atë që e duam për vete. Gjë e cila e forcon edhe më shumë shoqërinë.
Të jesh musliman është lumturia e vërtetë, andaj të ftoj në të i nderuari lexues i këtyre rreshtave. Allahu është ai që sjellë gëzim dhe lumturi në zemrat e njerëzve. Pasoje fenë do të jesh i lumtur, edhe pse mund të kesh sprova dhe problem, ajo të mëson se si t'i kalosh ato. Allahu me ketë fe dëshiron lehtësim e jo vështirësim për ju. Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem, ishte i lumtur dhe i buzëqeshur. Ai thoshte: " Lehtësoni e mos vështirësoni, përgëzoni e mos qortoni". Gjenerata më e mire dhe më e lumtur ishte ajo e sahabëve ku Allahu për ta thotë: "Allahu është i kënaqur me ata, dhe ata janë të kënaqur me Atë" (Elbejjineh: . Allahu na ka premtuar edhe neve një jetë të mirë dhe të lumtur nëse bëjmë vepra të mira dhe jemi besimtarë. Allahu thotë në Kuran: " Cilido mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtarë, Ne do ta bëjmë që të kalojë një jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë”. (En-Nahl 97).
Pra, e kuptove se sekreti i lumturisë është pasimi i Islamit, prandaj të ftoj në të, eja e mos prit më gjatë!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi