Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Sa herë lind fëmijë, fiton edhe lotarinë! Empty Sa herë lind fëmijë, fiton edhe lotarinë!

Wed 26 Sep 2012 - 18:31
Sa herë lind fëmijë, fiton edhe lotarinë! Nena1-300x195Një ngjarje e paprecedent po ndodh me një nënë 29-vjeçare në Norvegji. Bëhet fjalë për Hege Jeanette Oksnes, e cila është bërë nënë për herë të tretë.
Por lajmi i lumtur për fëmijën shoqërohet me një tjetër lajm shumë të mirë. Familja e saj fiton miliona euro në lotari!

Këtë vit, “traditën familjare” e trashëgoi vëllai i saj, 19-vjeçari Tord Oksnes, i cili fitoi 12.2 milion korona (rreth 1.6 milion euro), kur 29-vjeçarja ishte gati për të lindur fëmijën e saj të tretë.

Kur ishte shtatzënë në fëmijën e dytë dhe një ditë para se të lindte, në 2010-ën, kjo nënë fitoi 8,2 milion korona. Ndërsa në vitin 2006, kur u bë për herë të parë nënë, babai i saj Leif fitoi 4.1 milion korona, pak orë pas lindjes.

“Është e pabesueshme! Ne nuk luajmë shpesh loto”, tha 29-vjeçarja.

Hege Jeanette Oksnes. ka edhe 3 vëllezër të tjerë që përpiqen ta bindin të bëjë edhe dhjetë fëmijë të tjerë, me qëllim që të pasurohen të gjithë!

Një përfaqësues i lotarisë norvegjeze, Roar Gedal u përpoq t’i sqaronte se është shumë e vështirë të llogarisin se sa mundësi ka një familje të fitojë loton tre herë. Kur u pyet nëse fëmijët sjellin edhe para, përgjigjja e tij realiste ishte: “Unë personalisht u përpoqa dy herë, por nuk fitova absolutisht asgjë”.

Pjesëtarët e kësaj familjeje me fat nuk kanë ndonjë formulë magjike. Ata thjesht blinin loto të plotësuara. /alb-observer.com/
Sa herë lind fëmijë, fiton edhe lotarinë! Nena11
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi