Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Gjermani, nëna vret pesë fëmijët e saj Empty Gjermani, nëna vret pesë fëmijët e saj

Thu 27 Sep 2012 - 17:03
Gjermani, nëna vret pesë fëmijët e saj Gjermaniiiiii-hart

Një grua në Gjermaninë veriore u arrestua si e dyshuar për vrasjen e pesë fëmijëve të saj të sapolindur.

28-vjeçarja pranoi vrasjen e dy prej foshnjeve, por tre trupa të tjerë u gjetën në qilarin e shtëpisë së saj.

Identiteti i së resë nuk është bërë i ditur, por mediat gjermane informuan se nëna “monstër” jetonte në qytetin e Flensburgut, pranë kufirit me Danimarkën.

Nga të dhënat e para, motivi i vrasjes duket se ishte mosaprovimi i bashkëshortit për pasjen e fëmijëve të tjerë.

Çifti ka dy fëmijë të shëndetshëm, 10 dhe 8-vjeçarë. Duket se bashkëshorti nuk kishte mësuar asgjë për shtatzaninë e gruas së tij obeze.

Në vitin 2006, një tjetër shtetase gjermane u dënua me 15 vjet burgim, për vrasjen e tetë fëmijëve të saj të sapolindur ndër vite dhe varrosjen e tyre në oborrin e shtëpisë, pranë kufirit gjermano-polak.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi