Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Curiosity sjell PROVAT: Në planetin Mars dikur rridhte ujë Empty Curiosity sjell PROVAT: Në planetin Mars dikur rridhte ujë

Fri 28 Sep 2012 - 2:19
Curiosity sjell PROVAT: Në planetin Mars dikur rridhte ujë Nasa-1Sonda e NASA’s, Curiosity, ka vetëm shtatë javë në sipërfaqen e Marsit, por ka sjellë tashmë provat se dikur në planet rridhte ujë.

Sipas BBC, roboti ka sjellë foto të përzierjeve klasike- shkëmbinj që janë të përbërë nga zhavorri dhe rëra.

Shkencëtarët e këtij misioni thonë se forma dhe madhësia e këtyre gurëve tregon se ata janë transportuar ose gërryer nga uji.

Shkencëtarët besojnë se roboti ka gjetur një rrjet të vjetër rrëkesh.

Mendohet se gurët megjithatë kanë një moshë prej miliarda vitesh.

Misioni amerikan Curiosity, që ka kushtuar 2.6 miliard dollarë, u ul në planetin e kuq më 6 gusht.

Misioni i sondës është një vit marsian, ose dy vite tokësore.

Qëllimi është që të përcaktojë se nëse në kraterin Gale ka pasur jetë.Curiosity sjell PROVAT: Në planetin Mars dikur rridhte ujë Nasa-2
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Curiosity sjell PROVAT: Në planetin Mars dikur rridhte ujë Empty Marsi ka patur ujë dikur

Fri 28 Sep 2012 - 18:19
Curiosity sjell PROVAT: Në planetin Mars dikur rridhte ujë Uje-mars

Curiosity sjell PROVAT: Në planetin Mars dikur rridhte ujë 692158main_Williams-3pia16189-43_946-710

Mbi sipërfaqen e Marsit dikur ka rrjedhur ujë. Për këtë shprehen tashmë të bindur shkencëtarët dhe astronomët e NASA-s.

NASA po studion të dhënat e fundit të dërguara nga “Planeti i Kuq” nga Curiosity, roboti që zbriti në sipërfaqen e planetit më të ngjashëm me Tokën në sistemin tonë diellor, më 6 gusht të këtij viti.

Nga imazhet e dërguara e të analizuara në laboratorët e agjencisë hapësinore amerikane, vërehen gjurmë të rrjedhjes së ujit. Imazhet janë marrë nga Mali Sharp, masiv shkëmbor 5 mijë metra i lartë që shtrihet në qendër të kraterit Gale, ku u zbarkoi “Curiosity”.
Foto krahasuese gjurmësh uji në Mars (majtas) dhe Tokë (djathtas)

NASA mendon se uji ka rrjedhur në Mars mijëra vite më parë. Gjetja e gjurmëve të ujit ka rritur optimizmin e shkencëtarëve për të gjetur edhe gjurmë të jetës së hershme në Mars, edhe sikur këto të jenë mikroskopike.

“Sigurisht nëse ka patur ujë ka patur jetë, qoftë kjo mikroorganike dhe mund të ekzistojnë elementët e nevojshëm bindës që të na tregojnë se dikur në Mars ka patur jetë”, deklaron shkencëtari John Grotzinger nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni.
Curiosity sjell PROVAT: Në planetin Mars dikur rridhte ujë 692229main_pia16156-673
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi