Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shtatëvjeçari që mund të tërheqë një makinë Empty Shtatëvjeçari që mund të tërheqë një makinë

Sat 29 Sep 2012 - 0:46
Shtatëvjeçari që mund të tërheqë një makinë Terheq-makinenNjë djalë shtatëvjeçar kinez, i cili ndryshe nga fëmijët e tjerë nuk ka fare nevojë të nxitet për të ngrënë sepse e bën vetë me shumë dëshirë këtë proces, është aq i fuqishëm sa mund të tërheqë vetë një makinë, mund të mbajë në krahë të atin, të transportojë thasë të rëndë me grurë apo objekte të tjera. Dhe kjo pa përtuar fare. Jang Jinlong nga Çuzhou, Kinë, peshon më shumë se 50 kilogramë dhe vazhdon të rritet me shpejtësi. Gjithnjë me një buzëqeshje në fytyrë dhe me faqe të kuqe, burri i vogël është bërë i famshëm në Kinë, ndërsa njerëzit janë kuriozë të shohin se çfarë peshe do të arrijë të ngrejë ai. Deri tani ka arritur të tërheqë një furgon me peshë 1.85 tonë, duke lidhur një anë të litarit në trupin e tij dhe anën tjetër në furgon dhe duke ecur në rrugë të drejtë. Pesha e djalit është më e madhe sesa fëmijët e tjerë të moshës së tij. Një djalë shtatëvjeçar normalisht duhet të peshojë nga 20-35 kg. Jinlong i është bashkuar një elite të rinjsh të cilët mbajnë pesha të jashtëzakonshme, si vëllezërit rumunë Xhiuliano dhe Klaudiu Stroe, të cilët hunë në Guinness.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi