Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kalaja e Gjirokastrës, historia në muzeun më të ri Empty Kalaja e Gjirokastrës, historia në muzeun më të ri

Sat 29 Sep 2012 - 17:12
Kalaja e Gjirokastrës, historia në muzeun më të ri Gjirokaster

Një muze i ri me fokus të përgjithshëm është tashmë pjesë e kalasë së qytetit të Gjirokastrës. Muzeu i çelur pas të paktën 30 vitesh dokumenton jetesën e banorëve të luginës së Drinos dhe të qytetit të Gjirokastrës, figurat me te spikatura ne historine e qytetit, luftërave, por dhe te arsimit, si dhe gjetje arkeologjike te Lugines se Drinosit, veçanerisht te teatrit te Adrianopolit.

Ne stendat e muzeut shikon Çerçiz Topullin, Musine Kokalarin, Ismail Kadarene dhe Enver Hoxhen. Eshte hera e pare qe pas 1990 qe figura e diktatorit Hoxha perfshihet ne nje muze ne vendlindjen e tij. Ne stendat e muzeut bie ne sy nje koleksion armesh te vjetra, si dhe veshja tradicionale e Gjirokastres.

Çelja e ketij muzeu eshte perfshire brenda projektit per rijetezimin e kalase, i cili kap vleren e 500 mije eurove,ku perfshihen 4 donatore angleze dhe amerikane perfshire ketu edhe fondin e ambasadorit amerikan per trashegimine kulturore.

Sadi Petrela, kreu i fondacionit 'Gjirokastra', i cili u mor me ngritjen e muzeut pohon se çelja e tij na mesoi mbi te gjitha mundesine per te restauruar armet apo veshjet tradicionale qe gjenden ne muzeumet e vendit.

Jane 18.000 kostume ne te gjtha muzeumet shqiptare, nje pjese e te cilave sigurisht qe kane nevoje te restaurohen.Muzeu ende nuk ka formalizuar te plote lejen per hapjen e tij nga Komisioni Shteteror i Muzeve. Sipas Petreles kjo do te zgjidhet pas aprovimit te statusit te muzeut nga ana e keshillit bashkiak Gjirokaster.

Muzeu i Gjirokastrës i shtohet fondit të muzeumeve te tjere te ketij qyteti si Muzeu Kombëtar i Armeve dhe Muzeu Etnografik i vendosur në shtëpinë e Enver Hoxhës. Të dy këta muze që nuk u rikonceptuan asnjëherë që prej celjes së tyre po shkojnë drejt degradimit prej mungesës së investimeve.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi