Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Itali, konfirmohet dënimi i 22 agjentëve të CIA-s Empty Itali, konfirmohet dënimi i 22 agjentëve të CIA-s

Sat 29 Sep 2012 - 17:16
Itali, konfirmohet dënimi i 22 agjentëve të CIA-s Italiaaa

Gjykata e Lartë Italiane mbështeti vendimin e shkallës së parë për dënimin e 23 shtetasve amerikanë, të gjithë me përjashtim të njërit agjentë të CIA-s, për pengmarrjen e një të dyshuari si terrorist.

Çështja e tyre lidhet me rrembimin e një kleriku egjiptian nga Milano në vitin 2003.

Kleriku i njohur me emrin Abu Omar, pas pengmarrjes u transportua në Egjipt, ku iu nënshtrua torturave gjatë pyetësorëve.

Agjentët e CIA-s u gjykuan në mungesë. Ky ishte procesi i parë në të cilën gjykohej praktika e Shërbimeve Inteligjente Amerikane të transferimit të të burgosurve në vende ku tortura është një praktikë e lejuar me ligj.

Agjentët do të vuajnë disa vite burgim secili, nëse do të shkelin në territorin italian.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi