Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Teuta fiton dhe fut Flamurtarin në krizë Empty Teuta fiton dhe fut Flamurtarin në krizë

Mon 1 Oct 2012 - 10:20


Teuta bën mrekullinë në Durrës duke fituar 2-1 përballë Flamurtarit edhe pse me një lojtar më pak. Nga ana tjetër skuadrës vlonjate nuk i vjen dot në ndihmë as trajneri spanjoll Hulian Rubio e konfirmon kështu krizën e këtij fillimsezoni.

Shumë shpejt, në minutën e 16-të, Sheta përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe shënon golin e avantazhit. Pjesa e parë është shumë e dobët për vlonjatët ndërkohë që Teuta me një lojë disi të fortë fizike arrin të mbyllë 45 minutat pa gol.

Në të dytën vjen barazimi në minutën e 16-të. Një top që kalon përmes zonës gjen Memellin i cili nuk e shpërdoron këtë rast, por barazon në 1-1. Ishte pikërisht ky moment kur u krijua dhe tension në fushë pasi u protestua tek gjyqtari anësor.

Pikërisht kapiteni i Teutës Sheta merr kartonin e dytë të verdhë e lë skuadrën me 10 lojtarë pas protestave e ofendimeve ndaj anësorit. U duk gjithçka e mbyllur, për durrsakët asgjë nuk shkon mirë, as impianti i ndriçimt i cili dështon dhe për rreth 10 minuta luhet pa drita, për të mbyllur ndeshjen me vetëm një nga ndriçuesit e ndezur.

Në fundin e ndeshjes një goditje e Dostit nga jashtë zonës, devijohet nga mbrojtësi një prej lojtarëve të Flamurtarit dhe Kolici nuk mund të bëj më asgjë për të shpëtuar humbjen. Ky gol i dytë për Teutën e tregoi edhe një herë karakterin e skuadrës durrsake edhe pse me një lojtar më pak. Gjithçka mbyllet me këtë 3 pikësh shprese për Teutën që del përkohësisht nga zona e ftohtë ndërsa Flamurtari i afrohet fundit të renditjes e mbetet me 5 pikë pas 5 javësh kampionat.

Nga ana tjetër kampionët në fuqi të Skëndërbeut nuk arrijnë më shumë se një barazim 0-0 në transfertën e Beratit, duke i dhënë munëdësinë kështu Tomorrit të marrë pikën e parë në këtë sezon.

Laçi dhe Kukësi e kanë mbyllur sfidën në barazim 1-1, ku padyshim më të kënaqur kanë mbetur kuksianët, pasi luanin në transfertë dhe pesë minuta nga fundi i ndeshjes shpëtojnë me golin e Malindit.

Shkumbini i Magani nuk ka mundur t’i gëzojë si duhet peqinasit, sepse përballja me Kastriotin u mbyll në barazim 1-1.

Pjesa e parë ka qenë për vendasit, të cilët e kanë mbyllur në fitore, 1-0, me gol të Dervishit të shënuar në minutën e 19-të. Në pjesën e dytë krutanët arrijnë t’i rrëmbejnë një pikë peqinasve, ku protagonist bëhet Karapici me golin e shënuar në minutën e 61-të.

Me këtë pikë Kastrioti i bashkohet Vllaznisë dhe Besës që kanë po nga 8 pikë duke qenë tre larg kreut.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi