Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Spanjë, Reali shkatërron 5-1 Deportivon Empty Spanjë, Reali shkatërron 5-1 Deportivon

Mon 1 Oct 2012 - 10:21
Spanjë, Reali shkatërron 5-1 Deportivon Cristiano-Ronaldo2

Reali i Madridit fiton moral në prag të Klasikes me Barcelonën në Kamp Nou javën e ardhshme. Kampionët e Spanjës shkatërruan në “Santiago Bernabeu” Deportivo La Korunjën 5-1 ku protagonist u bë portugezi Kristiano Ronaldo.

Ishte Deportivo La Korunja ajo që shënoi e para në këtë ndeshje me anë të Rikit, i cili pasi kaloi Varan dhe Serxho Ramos e dërgoi topin në rrjetë. Reagimi i madrilenëve ishte i menjëhershëm dhe në minutën e 23, Di Maria fitoi një 11-metërsh i kthyer në gol nga Kristiano Ronaldo.

Ky gol riktheu qetësinë në Bernabeu dhe Reali i Madridit shtoi sulmet në drejtim të portës së Deportivos. Nuk kaloi shumë dhe Di Maria i dha avantazhin skuadrës së tij pas një pasimi perfekt të Luka Modric.

Të besuarit e Murinjos nuk e lanë me kaq. Në fundin e pjesës së parë Kristiano Ronaldo shënoi golin e tretë për Realin e Madridit. Recitali i madrilen vazhdoi edhe në pjesën e dytë dhe në një prej aksioneve të tij, ekipi merenges gjeti edhe golin e katërt autori i të cilit ishte mbrojtësi Pepe.

Për të mbyllur festën madrilene mendoi Kristiano Ronaldo që shënoi golin e pestë për skuadrën e tij dhe të gjashtin personal në këtë sezon.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi