21 dhjetor 2012: Bugarach, fshati që do ti shpëtojë apokalipsit
Mon 1 Oct 2012 - 15:52
21 dhjetor 2012, është dita më e diskutuar në të gjithë planetin tonë, ditë e cila në bazë të kalendarit Maja konsiderohet si fundi i botës. Legjendat për këtë ditë janë të shumta dhe shumë njerëz në botë janë duke e marrë seriozisht se ku do të ndodhen atë ditë, për të bërë të mundur shpëtimin e tyre, nëse do të ndodhë vërtet apokalipsi. Alb observer do tju sjelli një legjendë, e cila flitet për fshatin Bugarach, që ndodhet në jug të Francës dhe ka vetëm 200 banorë. Thuhet se ky fshat do të jetë i vetmi në botë që do ti shpëtojë 21 dhjetorit, pasi mendohet se në këtë zonë ndodhen jashtëtokësorë, të cilët do të dalin në ditët e fundit të botës dhe do të shpëtojnë njerëzit e kësaj zone.
Në saj të këtyre gojëdhënave, kryeplaku i fshatit, Jean-Pierre Delord është shprehur për një televizion se fshati ka nisur të të mbipopullohet nga njerëzit që kërkojnë shpëtim nga apokalipsi, çka do të krijojë shqetësim për banorët e kësaj zone. Por edhe mediat ndërkombëtare kanë shkruar për shumë njerëz që kanë nisur të ndërtojnë anije për ti shpëtuar apokalipsit, që të kujton historinë me arkën e Noeut./alb-observer.com/

- Bugarach: Fshati francez që do t’i mbijetojë apokalipsit Maja
- Fundi i botës më 21 dhjetor? Supersticiozët “pushtojnë” Bugarach
- Fundi i botës me 21 dhjetor: Prova gjenerale e Apokalipsit
- Në prag të “Apokalipsit” dhe “fundit” të botës… 21/12/2012!
- Bunkieri në Norvegji, banka gjenetike e Apokalipsit dhe letra e politikanit norvegjez mbi 2012
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi