Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Ku po gaboni: Pse nuk mund ta keni një të dashur Empty Ku po gaboni: Pse nuk mund ta keni një të dashur

Tue 2 Oct 2012 - 22:20
Ku po gaboni: Pse nuk mund ta keni një të dashur Bang-banmg-300x199Vajzat, të cilat pa marrë parasysh se sa shumë mundohen, nuk mund ta gjejnë një partner, zakonisht bëjnë gabimet e njëjta në sjellje. Nëse edhe më tutje jeni vetëm, disa prej këtyre gjërave do të mund të ndihmojnë ta kuptoni.

Shumë shpejt shkoni në shtrat me meshkujt
Nuk është e thënë se duhet të prisni tre muaj, por janë disa femra të cilat nuk presin as tri orë për t’u futur në shtratin e një mashkulli. Kjo se menjëherë keni përfunduar në shtratin e tij, më shumë tregohet në diçka që askush nuk e thërret në takimin e dytë.

Keni qëndrim negativ
Nëse niseni me qëndrimin se të gjithë meshkujt janë të pacipë, sepse edhe ish të dashurit tuaj ishin të tillë, do të ndikojë mjaft në ju. Ndoshta është pak e vështirë, por provoni që së paku secilit prej tyre t’u dhuroni një mundësi të fundit, një mundësi të artë. Mos harroni se secili është i pafajshëm, derisa nuk vërtetohet e kundërta!

Humbni kohë
Marrëveshja për seks pa emocione me tjetrin mund të jetë një gjë e bukur, por duhet ta kini në mendje që secilën herë kur të jeni me të, anashkaloni rastin për diçka të vërtetë. Pos se shpresoni se ai mund të dashurohet në ju, që mund të ndodhë në filma, në realitet është krejt diçka tjetër.

Ndjenja e mungesës së vlerave
Vajzat, të cilat nuk ia dinë vetes vlerës apo që nuk duan t’ia dinë, që kanë mungesë vetëbesimi, shpeshherë nuk guxojnë që ta kërkojnë fatin e tyre, sepse mendojnë se nuk e meritojnë një gjë të tillë. Vleni po aq sa mendoni se vleni,e nëse ju mendoni se nuk vleni gjë, atëherë të njëjtin mendim për ju do ta kenë edhe të tjerët.

Zgjidhni shumë…
Natyrisht se do t’u përmbaheni disa kritereve, por zakonisht ato femra që zgjedhin shumë e kanë të vështirë të hasin një mashkull, ashtu si e kërkojnë ato. Më mirë është të provoni dhe t’i jepni mundësinë dikujt dhe ta kuptoni se nuk po shkon, sesa të mos e provoni fare.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi