Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Shkencëtarët: Ndryshime në pllakat tektonike Empty Shkencëtarët: Ndryshime në pllakat tektonike

Fri 5 Oct 2012 - 15:06
Shkencëtarët: Ndryshime në pllakat tektonike Termeti_467982420
Tërmetet e fuqishme që goditen brigjet e Sumatrës në muajin prill mund të sinjalizojnë krijimin e një kufiri të ri pllakash tektonike. Ne nje studim te publikuar nga revista 'Nature' shkencetaret percjellin nje analize te kujdesshme te lekundjeve te tokes, me e madhja e te cilave me magnitude 8,7 balle, qe ne kendveshtrimin e tyre sugjerojne se ndryshime te rendesishme po ndodhin ne shtratin e oqeanit. "Keto ndryshime, me shume gjase do te cojne ne ndarjen e pllakes indo-australiane ne dy pjese. Kjo sigurisht nuk do te ndodhe menjehere. Eshte nje proces i nisur ndoshta 8 apo 10 milione vjet me pare, ndaj kuptohet sa kohe mund te kaloje deri ne krijimin e nje kufiri klasik", thote Matias Delescluse i Ecole Normale Superieure ne Paris.
Ai eshte autori i njeres prej tre eseve te publikuara nga 'Nature' qe diskutojne termetet e 11 prillit. Sumatra ndodhet mbi vendin ku takohen pllaka indo-australiane dhe ajo Sunda. Keto segmente te gjera te kores se ngurte te tokes takohen me njera tjetren me 5 apo 10 centimetra ne vit. Ferkimi i tyre dhe clirimi i energjise qe pason, eshte arsyeja e shume termeteve te dhunshme, sic ishte ai me magnitude 9,1 balle te shkalles Rihter 26 dhjetorin e vitit 2004, qe shkaktoi nje dallge katastrofike tsunami. (TCH)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi