Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Në Milano, filma shqiptarë: “Një vështrim mbi Shqipërinë” Empty Në Milano, filma shqiptarë: “Një vështrim mbi Shqipërinë”

Tue 9 Oct 2012 - 15:25
Në Milano, filma shqiptarë: “Një vështrim mbi Shqipërinë” ManifestoMILANO - Nga 9 deri në 11 tetor 2012, me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Qendra Kulturore Shqiptare në bashkëpunim me Komunën e Milanos sjell në Pallatin Morando të Milanos një përmbledhje të disa filmave shqiptarë me emërtimin: ‘Një vështrim mbi Shqipërinë’.

Mes të ftuarve gjendet edhe regjisori Dhimitër Angnosti, aktorja Rajmonda Bulku dhe regjisori i ri, Erion Kadilli

Kinemaja e ‘vendit të shqiponjave’ do të paraqitet me veprat: “Vdekja e Kalit” (“La morte del Cavallo”), i Saimir Kumbaros, “Parrullat” (“Slogans”), i Gjergj Xhuvanit, “Përrallë nga e kaluara” (“Favola dal Passato”) dhe “Gjoleka djali i Abazit” (“Padre e Padrino”) i Dhimitër Anagnostit. Gjithë filmat do të jenë në gjuhën origjinale me titra në italisht. Si hapës do të jetë edhe një dokumentar: “Mali i Niçes – Në udhëtim me Gianni Vattimo”, i regjisorit të ri, Erion Kadilli.

Dhimitër Anagnostit, si i ftuar, do t’i dedikohet mbrëmja e 10 tetorit, përtej programit.

/Shqiptari i Italisë/Shekulli Online/M.Alla/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi