Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dilemat e një dashurie  Empty Dilemat e një dashurie

Mon 1 Nov 2010 - 23:41
Në një marrëdhënie ndonjëherë ne nuk e kuptojmë se çfarë pala tjetër dëshiron dhe është duke menduar për lidhjen tonë.

Jeta ndonjëherë mund të jetë kaq e padrejtë dhe nganjëherë edhe të luajë me ne. Ne priremi të jemi budallenj në besime si premtimet nga një person i caktuar që të thotë kaq shumë për lidhjen apo për ‘ne” vetëm sepse e dashuron aq shumë edhe në qoftë se instinkti yt të thotë të mos e besosh atë, ne ende përpiqemi me aq vështirësi ta besojmë atë edhe në se zbulon se ai gënjen. Ndonjëherë njerëzit që janë pak më të pjekur, më të mëdhenj në moshë, ndoshta mund të mos e realizojnë atë që ata me të vërtetë dëshirojnë në jetë, nganjëherë ata kanë tendencë ta mendojnë ose konceptojnë marrëdhënien dashurore thjesht një lojë.

Në një marrëdhënie ndonjëherë ne nuk e kuptojmë se çfarë pala tjetër dëshiron dhe është duke menduar për lidhjen tonë. Ndonjëherë në jetën tonë rrjedha e marrëdhënies sonë është e mirë. Por ndonjëherë ka disa situata apo rrethana kur pala tjetër ose partneri shtiren duke u marrë me disa situata të parëndësishme, të cilat në të vërtetë ne nuk i kuptojmë. Ndonjëherë ne priremi të jemi më kurioz se zakonisht për çdo gjë dhe përpiqemi të luajmë rolin e një pacienti, por atëherë kur ne kthejmë kokën në të kaluarën shohim se ne nuk jemi tjetër veçse disa kukulla në këtë jetë. Dhe për më tepër na ndodh të gjithëve ne që kur kemi më shumë nevojë për të dashurin apo partnerin tonë ai nuk është aty në ato moment.

Por unë me të vërtetë shpresoj se njerëz të tillë duhet të dinë se keni nevojë të peshoni çdo gjë dhe të përpiqeni të realizoni atë që ju vërtet doni në jetë dhe të përpiqeni të vlerësoni se si do të ndjehet pala tjetër apo partneri në lidhje me atë që ata kanë sakrifikuar për ju. Dhe është më e lehtë të përballeni me këtë. Në qoftë se ju nuk e pëlqeni një person të veçantë ju duhet vetëm t’i thoni shumë hapur atë që mendoni, vërtetë mund të dukeni i vrazhdët dhe është e vështirë për të bërë këtë, por pastaj është më mirë sesa të luani me ndjenjat e dikujt.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi