Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Çdo shqiptarit i takon shtetësia e Shqipërisë Empty Çdo shqiptarit i takon shtetësia e Shqipërisë

Sat 13 Oct 2012 - 17:28
Ka disa muaj që nëpër mediat e shkruara dhe elektronike lexojmë parrullën: “Një Komb, Një Pasaportë”, por deri tani asnjë deputet shqiptar andej dhe këtej kufirit zyrtarisht nuk ka parashtruar kurrfarë kërkesë pranë organeve shtetërore të Republikës së Shqipërisë për pajisjen e të gjithë shqiptarëve në Ballkan me Një Pasaportë.

Ata që ngulmojnë më shumë dhe janë të gatshëm të marrin shtetësinë e Shqipërisë janë shqiptarët e Maqedonisë të cilët gjithnjë kanë luftuar e sakrifikuar për Bashkim Kombëtar. Sepse shqiptarët e Kosovës e themeluan shtetin e tyre dhe e kanë më të lehtë rrugën e bashkëpunimit mes tyre në të gjitha fushat. Atëhere lind pyetja: Çdo do të bëhet me shqiptarët e Maqedonisë, do të asimilohen, do të përzihen gradualisht si shqiptarët e Çamërisë, do të pajtohen përfundimisht se janë qytetar të dorës së dytë dhe të tretë në trojet e tyre etnike në Maqedoni? Apo do heshtim kur shqiptarët e shtetit amë na poshtërojnë duke na quajtur maqedonci. Përse mos ta themi edhe këtë fakt brengosës, këtë përbuzje që na e bëjnë prej kaq vitesh vëllezërit tanë të gjakut dhe gjuhës.

Që të mos na ndodhin ato sa thamë më lart Republika e Shqipërisë duhet pa hezitim t’na pajis me shtetësinë e saj, sepse tek e fundit kjo shtetësi na takon në bazë të Kushtetutës ku thotë: Pjesë nga ligji nr. 8389, date 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” (Përditësuar me ligjin nr. 8442, datë 21.01.1999). Neni 4, Askujt nuk mund t'i hiqet shtetësia shqiptare arbitrarisht”.

Në vitet 1941-1944 shqiptarët e Maqedonisë kanë pasur letërnjoftim, pasaportë të mbretërisë shqiptare. Çdo vërtetim shkollor, martesor, fetar dhe administrativ lëshoheshin më vulën e kësaj mbretërie. Dokumentat arkivore dëshmojnë qartë se shqiptarët e Maqedonisë ishin shtetas të mbretërisë shqiptare.

Atëhere përse pas vitit 1944 shqiptarëve nga Maqedonia ju hoq arbitrarisht shtetësia e Shqipërisë?

Prandaj Republika e Shqipërisë duhet tu rikthejë shtetësinë shqiptare, shqiptarëve që jetojnë jashtë kufinjëve administrativ në bazë të Kushtetutës së saj.

Ka fakte që shumë drejtues të partive shqiptare kanë shtetësi të Shqipërisë. Por përse këta politikanë shqiptar të Maqedonisë nuk kërkojnë që edhe votuesit e tyre të fitojnë shtetësinë e Shqipërisë!? Ndoshta, kjo për shumë arsye, që lidhen direkt me përfitimet personale për të mbijetuar në politikën e brishtë të Ballkanit.



Shumë shtete japin shtetësi kolektive brenda një kohe shumë të shkurtër

Greqia pas viteve 1990, u ka dhënë rreth 250 mijë qytetarëve nga ish-Bashkimi Sovjetik shtetësi greke me procedurë të shpejtë vetëm pse këta kishin origjinë greke, pavarësisht se ata nuk dinin asnjë fjalë greqisht. Mbi 20 mijë minoritarë grekë, qytetarë të Republikës së Shqipërisë kanë përfituar shtetësi greke, rreth 4 mijë sllavo-maqedonas që jetojnë në Shqipëri kanë marrë shtetësi të Republikës së Maqedonisë pa plotësuar asnjë kusht, ndërkohë mbi 20 mijë shqiptarë të lindur dhe që jetojmë prej dhjetëra vitesh u mohohet shtetësia e këtij vendi me pretekstin se rrezikojnë integritetin dhe qytetarët fyromas.

Sipas shkrimeve të botuar në mediet në Maqedoni thuhet se mbi 100 mijë shtetas të Maqedonisë kanë fituar shtetësi bullgare në bazë të kërkesave se kanë origjinë bullgare. Republika serbe ju ka dhënë shtetësi të sajë mijëra serbëve që jetojnë në Kosovë, Bosnjë, Mal të Zi, Kroaci, Slloveni, Shqipëri, Maqedoni. Ndërsa qeveritarët e Republikës së Shqipërisë tremben se dikush po i kritikon në Bruksel në qoftë se u japin shtetësi shqiptare vëllezërve të një gjaku e të një gjuhe.

Si rrjedhim i politikave dashakeqëse të shteteve të mëdha, ne jemi të ndarë politikisht, por jo shpirtërisht. Prandaj nuk mund të ketë Festë për 100 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, kur 2/3 e Kombit shqiptar nuk e gëzon të paktën të drejtën e shtetësisë së Shqipërisë, atë të drejtë që ja garanton Kushtetuta e saj, sepse shqiptarët nga të gjitha trojet e tyre kontribuan për shpalljen e pavarësisë më 1912.

Autorja është kryetare e Lëvizjes së Re “PUSH”, për Maqedoninë me qendër në SHBA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi