Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Si ta arrini lumturinë? Empty Si ta arrini lumturinë?

Sat 13 Oct 2012 - 20:33
Si ta arrini lumturinë? Main_girl_happy_mainQë të ndjeheni të lumtur dhe të plotësuar nuk duhet të mbusheni me çokollatë apo gjëra të shtrenjta. Gjërat më të mira për përmirësimin e disponimit në të shumtën e rasteve janë pa pagesë dhe afër duarve! Ju vetëm duhet të mundoheni pak për këtë dhe pa problem do ta arrini.

- Më shpesh bëni dashuri: Bëhet fjalë për ushtrimet aerobike për formën e mirë fizike dhe psikike. Një studim suedez i kryer në mesin e personave të vjetër ka treguar se personat aktivë seksualisht janë njëherë edhe të shëndetshëm.

- Mendoni pozitivisht: Studimet tregojnë se në organizëm personat optimistë kanë më shumë antitrupa dhe më shumë rruaza të bardha në luftë kundër sëmundjeve. Deri te këso rezultate ka arritur edhe studimi i gjatë amerikanë i cili ka treguar se personat të cilët në rini shikojnë vetëm “zi” në jetë, në pleqëri vuajnë nga sëmundje të ndryshme serioze.

- Qëndrimi i duhur është gjë e rëndësishme: Me qëndrimin joadekuat shumë e ngarkoni kurrizin, shkaktoni tension në muskuj, shpinë dhe kraharor, dhe dukeni tri kilogramë më rëndë. Kështu drejtohuni në gjatësinë e juaj të plotë, ngriheni kokën dhe tërhiqeni barkun. Derisa ecni, imagjinoni se majën e kokës diçka vazhdimisht është duke ua tërhequr lart.

- Çdo ditë pesë minuta merrni frymë thellë: Me frymëmarrjen sipërfaqësore në trup fusim pak oksigjen, dhe nxjerrim pak dyoksid karboni. Frymëmarrja e thellë heq stresin dhe i siguron organizmit më shumë oksigjen, dhe me këtë edhe më shumë energji.

- Pini çaj të gjelbër: Sipas studimit të ri japonez, njerëzit që pijnë çaj të gjelbër më rrallë preken nga kanceri i gjirit se sa personat që pijnë çaj të zi. Çaji i gjelbër ndihmon kundër shtypjes së lartë të gjakut dhe kolesterolit të rritur në gjak.zeri.info
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi