- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Shkencëtarët turq, lëkurë njeriu nga pendët e pulës
Tue 16 Oct 2012 - 14:49
Produkti i ri do të përdoret në veçanti në kurimin e plagosjeve dhe djegieve dhe do të sigurojë riciklimin në ekonomi të 30 mijë tonë puplave të pulës, që shkojnë dëm në plehëra.
STAMBOLL - Akademikët turq me detyrë në Universitetin Kocaeli kanë arritur të prodhojnë lëkurë njeriu nga pendët e pulës, transmeton TRT njoftimin.
Doktori Gyralp Ozkoç (Güralp Özkoç), pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin Kocaeli, ka prodhuar nga puplat e pulës një produkt biomedikal me vlerë të lartë të shtuar, i cili do të përshpejtojë përmirësimin e djegieve në lëkurë dhe humbjet e indeve.
Produkti i ri do të përdoret në veçanti në kurimin e plagosjeve dhe djegieve dhe do të sigurojë riciklimin në ekonomi të 30 mijë tonë puplave të pulës, që shkojnë dëm në plehëra.
Ozkoç sqaron se, me mijëra tonë pendë pulash në gjendje mbeturinash merren nga thertoret dhe pasi pastrohen mirë kompozitët e puplës shkrihen me teknikën e përzierjes në një tretësirë derisa të përfitojmë një fibroid të veçantë.
“Pastaj, duke përdorur shumë teknika të reja, kemi siguruar fije dhe lëndën e keratinës, të cilat krijojnë një komunikim mjaft të fuqishëm me trupin e njeriut.”
Burimi: shekulli
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi