Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Ndalohen 5 shtetas sirianë, do kalonin ilegalisht kufirin  Empty Ndalohen 5 shtetas sirianë, do kalonin ilegalisht kufirin

Tue 16 Oct 2012 - 21:28
Ndalohen 5 shtetas sirianë, do kalonin ilegalisht kufirin  Kalandestine

Policia e Fierit ka ndaluar 5 shtetas sirianë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë dhe po përpiqeshin të kalonin kufirin për në shtetet e tjera e Europës.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë ndaluar edhe dy shtetas shqiptarë.

Pesë shtetasit sirianë u arrestuan, pasi akuzohen për kalim të paligjshëm të kufirit, ndërsa mbi dy shqiptarët e ndaluar, përkatësisht Arben Mërrukut dhe Fisnik Dervishit rëndon akuza për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Të gjithë shtetasit e lartpërmendur u kapën teksa udhëtonin në autobusin me targa TR 46 79 S në aksin Levan-Tepelenë, ndërsa mësohet se transporti i 5 shtetasve sirianë kryhej kundrejt shumës 50 euro personi. Lidhur me këtë rast materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për ndjekje të mëtejshme të rastit. Shqipëria vazhdon të mbetet vend transit për kalimin e paligjshëm të shtetasve të huaj në drejtim të vendeve fqinje.

/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi