Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

A duhet që partitë tona politike ta përdorin edhe flamurin shtetëror krahas atij kombëtar? Empty A duhet që partitë tona politike ta përdorin edhe flamurin shtetëror krahas atij kombëtar?

Thu 18 Oct 2012 - 16:29
Të gjithë ata që do ta lexojnë këtë tekst i lus ta lexojnë deri në fund që mos të keqkuptohem dhe mundësisht të komentojnë. Domethënë ideja është se duke patur parasysh që ne jetojmë dhe veprojmë në R.M a duhet që partitë tona politike ta përdorin edhe flamurin shtetëror krahas atij kombëtar?
E shtroj këtë dilemë pasiqë politikanët tanë pretendojnë ta marrin ose ta rruajnë pushtetin në Republikën e Maqedonisë dhe njëkohësisht flamuri i po të njejtit shtet nuk figuron në asnjë aktivitet të tyre.Të gjithë ata deklarojnë se R.e Maqedonisë është shtet i ynë po aq sa edhe i Maqedonasve,prandaj edhe na takon të jemi pjesë e pushtetit.
Nëse është kështu,dhe unë mendoj se kështu është,atëherë si do ta shpjegojmë mosprezencën e flamurit të shtetit në mitingjet parazgjedhore prej ku binden qytetarët të votojnë për ndonjë opsion politik,në mitingjet ku qëllimi i vetëm është marrja e pushtetit në shtetin që themi se është i yni po aq sa i të tjerëve,dhe në po ato mitingje nuk figuron flamuri i po atij shteti që ndonjëherë me cdo kusht duam ta qeverisim.

A është kjo kontradiktore?

Cështje tjetër është se sa jemi ne të kënaqur nga aparati shtetëror i cili sipas definicionit duhet të jetë servitut i të gjith qytetarëve.Unë pajtohem se R. e Maqedonisë ka të bëjë shumë në këtë drejtim,mirëpo ne mu për këto motive duhet të tentojmë të jemi pjesë e pushtetit,e jo për motive tjera sic ndodh ndonjëherë fatkeqësisht. E gjith kjo në funksion të rrespektimit dhe ndërtimit të besimit të ndërsjellë, që nuk do të thotë domosdoshmërisht edhe shprehje dashurie ndaj të njejtit flamur,domethënë të paktën respekt.
Tek e fundit cka kemi ne kundër diellit në atë flamur?Diell i cili gjendet edhe në kishën e Skënderbeut në kalanë e Krujës.

A thua vallë do të ishte gabim sikur ne të sillemi sipas parimit "Ti vazhdo të më urrejsh,kurse unë do të vazhdoj të të respektoj"? Ju lutem komentoni.
Portalb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi