Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Alkooli demton me shume femrat  Empty Alkooli demton me shume femrat

Fri 19 Oct 2012 - 14:27
Alkooli demton me shume femrat  Images

Alkoolizmi vret më shumë dhe më shpejt se sa duhanpirja, ndërsa alkooli duket se është më i dëmshëm për fermat se sa për meshkujt.
Alkoolizmi vret më shumë dhe më shpejt se sa duhanpirja, ndërsa alkooli duket se është më i dëmshëm për fermat se sa për meshkujt.

Këto ishin përfundimet e një studimi, të zhvilluar nga një grup akademikësh në Gjermani, që morën nën shqyrtim për 14 vite me radhë një grup prej 149 të rriturish me probleme me alkoolin, transmeton TCH.

Të dhënat treguan se jetëgjatësia e tyre ishte pothuajse 20 vjet më e shkurtër se sa jetëgjatësia e popullsisë së përgjithshme.

Personat e alkoolizuar kanë një jetë dukshëm më të shkurtër edhe se vetë duhanpirësit, që kanë një jetë mesatare prej vetëm disa vitesh më të shkurtër se sa jetëgjatësia mesatare kombëtare.

Një tjetër e dhënë e befasishme e studimit ishte se jo të sekset reagojnë njësoj ndaj alkoolit.

Gratë e alkoolizuara kanë një shpeshtësi vdekje 4.6 herë më të lartë se sa mesatarja, ndryshe nga meshkujt, niveli i vdekshmërisë së tyre është dukshëm më i ulët.

”Të dhënat klinike tregojnë një numër më të madh personash të alkoolizuar, që vdesin më herët se personat e të njëjtës moshë. Ndonëse studimet duhet të thellohen në këtë fushë, duket se ka një ndryshim mbi mënyrën se si secila gjini vuan pasojat e alkoolizmit”, deklaroi Ulrich John, profesori i Universitetit Mjekësor të Greifsvaldit
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi