- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
10 dhuratat qe te ndryshojne jeten, te cilat mund t`ia besh vetes!
Fri 19 Oct 2012 - 14:46
Nuk ka rëndësi nëse nuk mund të rrish orë të tëra gjatë ditës vetëm me veten.
1. Optimizmi
Nuk ka rëndësi nëse nuk mund të rrish orë të tëra gjatë ditës vetëm me veten. Edhe pak minuta të kaluara në qetësi njëherë në kaq kohë, japin efekt. Te një grup adultesh që medituan mesatarisht 6 orë e 13 minuta gjatë pese javëve, u vunë re zhvillime në atë pjesë të trurit e cila lidhet me të menduarin pozitiv. Të meditosh, të zhvillon sensin e optimizmit.
2. Gjakftohtësia
Eshtë zbuluar se probiotiket kanë një efekt të ndjeshëm në frenimin e hormoneve të stresit. Ato kanë në organizëm thuajse të njëjtin efekt me antidepresivet. Disa studiues irlandeze dhe kanadezë, ushqyen minjtë me kos të pasur në probiotike dhe pas kësaj, vunë re se ata reagonin me qetësi në situata stresi. Në organizmin e tyre u cliruan më pak hormone stresi, ndryshe nga c`ndodhte me minjtë e ushqyer me supë.
3. Të menduarit kreativ
Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se “perceptimi i objekteve mund të influencojë në mënyrë të pakuptueshme sjelljen tonë”. Disa vullnetare, të cilët punuan në dhoma të ndriçuara nga llampa inkandeshente në vend të atyre me ndricim te forte fluoreshent, i zgjidhën me me sukses problemet qe kerkonin nje perqasje ose nje menyre te re te menduari. Shkencëtarët thonë se simboli i llampës – jo vetëm spektri i saj i drites – çoi ne ide te zgjuara te subjekteve.
4. Ndjenja e përkatësisë
Nëse ne krijojmë botën tonë, me objekte të dashur dhe të rëndësishme, atëhere në mënyrë të pandërgjegjshme do të zhvillonim atë pjesë të ndjenjave që përgjigjet për marredheniet sociale. Pas një studimi që u bë me nxenës të 9-vjecares, u vu re se ata që e cilësuan supën e pulës nje ushqim praktik dhe u ushqyen me te, arriten rezultate më të larta në një test psikologjik mbi marredheniet shoqërore, krahasuar me ata që nuk konsumuan supë. Kur nxenesve iu dha një copez fjale si “përk.” dhe iu kerkua ta vazhdonin ate, kush kishte ngrene supe e shnderroi ne nje fjale “marredhenieje”, si “përkushtim” ne vend te nje fjale neutrale, si “përkthim” etj. Kjo pasi pjata shkaktoi nje sens perkatesie, lidhjeje.
5. Fitnes
Dihet se ushtimet fizike kane nje ndikim shume pozitiv ne shendetin dhe humorin tone. Eshte zbuluar se te njejtin efekt ka ne organizem epikatekina. Pas nje eksperimenti me minj, studiuesit vune re se konsumimi i epikatekines (sasia e gjendur ne rreth 5 gram cokollate te zeze) nxiti ndryshime fizike të ngjashme me ato që shkaktohen pas ushtrimeve fizike, ndonse minjte s`ishin aktive. Muskujt e tyre i rezistonin më mirë lodhjes; gjithashtu mund te vraponin me shpejt gjate kryerjes se puneve rutine dhe pa u trajnuar.
6. Seks më i mirë
Nje vezhgim i kohëve të fundit i “Institutit Kinsey” i 1009 çifteve heteroseksuale, zbuloi se sa e rëndësishme është për ciftet te qenit fizikisht te apasionuar pas njeri-tjetrit, veçanërisht në marrëdhëniet afatgjata. Studiuesit zbuluan se femrat kishin më teper gjasa të kënaqeshin seksualisht, nëse përkedheleshin vazhdimisht nga partneret ose putheshin – pavaresisht se me pas nuk benin seks.
7. Vitaliteti
Ndihesh i lodhur? I topitur? Je bllokuar në zyrë? Imagjinoje veten jashtë, në një qiell te harkuar, me degët e pemëve qe te varen mbi koke. Sipas nje studimi te endërrosh diten per natyren, eshte gjeneruese. Dhe nëse mund të dilni perjashta, akoma më mirë. Të paktën 20 minuta qëndrim në natyrë, rrit dukshëm te njerëzit nivelin e energjinë per te perballuar diten.
8. Jetëgjatësia
Pas vezhgimit te 10.000 adulteve per mese 50 vjet, shkencëtarët zbuluan se vullnetarizmi, sidomos për motive altruizmi, mund të te shpetoje jeten. Njerëzit qe ne studim kishin ofruar kohen e tyre për të ndihmuar të tjerët, jetuan më gjatë se ata që nuk kishin shërbyer asnjëherë si vullnetare apo ata që kishin qene vullnetare per kenqesi personale.
9. Lumturia
Shkencetaret u kerkuan disa vullnetarëve ne studim që të masnin nivelin e lumturisë qe kishin perjetuar herën e fundit kur kishin shpenzuar para për veten e tyre ose për dikë tjetër. Ata qe kishin shpenzuar per te tjeret, jo vetëm ishin më të lumtur, por madje kur iu ofruan para shtesë që mund t`i përdornin si të donin, shprehen dëshirën që t`i shpenzonin serish për të tjerët.
10. Një dietë më e shëndetshme
“Për të bërë zgjedhje më të mira në market, paguani me para në dorë” – thotë një studim i fundit. Duke analizuar 1 mijë familje, kërkuesit zbuluan se blerësit që paguajnë me kartë krediti kanë tendencën të zgjedhin ëmbëlsira, patatina dhe ushqime të tjera të shpejta e aspak te shendetshme.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi