Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Shiti dy fantazma për 1.500 euro! Empty Shiti dy fantazma për 1.500 euro!

Sun 21 Oct 2012 - 15:12
Shiti dy fantazma për 1.500 euro! Ghost1-300x216Avie Woodbury ishte e sigurt se në shtëpinë ku banonte, në qytetin Christansert të Zelandës së Re, kishte edhe “banorë” të tjerë.
Kështu, ajo kërkoi ndihmën e një magjistareje, me qëllim që ta shpëtonte nga këto shpirtra të këqij, sipas saj.
Më pas ajo tregon se magjistarja arriti që t’i mbyllte fantazmat në dy shishe prej qelqi.
“Aty ato do të qëndrojnë në gjendje të përgjumur. Që nga momenti që u mbyllën në shishe, në datën 15 korrik 2009, shtëpia ra në qetësi”, tha ajo.
Avie ishte e sigurt se “fantazmat” ndodheshin brenda në shishe. Por, një ditë ajo vendosi që t’i shiste ato, duke “i braktisur” një herë e përgjithmonë.
Pas një “ankandi” që zgjati dy javë në një websajt, oferta e saj u pa nga 214.000 vizitorë. Kështu, “fantazmat” e saj u shitën për 2.830 dollarë të Zelandës së Re, që janë rreth 1.500 euro.
Edhe pse nuk u bë publik emri i blerësit, gruaja deklaroi se me paratë e përfituara do të mbajë vetëm pjesën që pagoi magjistaren, ndërsa të tjerat do t’ia dhurojë një organizate në mbrojtje të kafshëve. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi