Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Paganizmi Empty Paganizmi

Mon 22 Oct 2012 - 17:24
Paganizmi






Paganizmi është një emërtim përmbledhës për sistemin e praktikave
burimore tradicionale, dokesore e folklorike të një populli, kryesisht
përpara se këto të asimiloheshin ose të ndryshoheshin nga feja. Duke
qenë se si i tillë emërtimi merr kuptim të ndryshëm në varësi të
gjeografisë dhe të kombit përkatës, më poshtë trajtohet kuptimi i
paganizmit shqiptar.

Paganizmi është hyjnizimi i vetive të natyrës dhe të njeriut. Zotat në
paganizëm përfaqësonin përkatësisht lumenj, qiell, tokë, dete, pyje, ara
etj. si dhe urrejtjen, dashurinë, dijen, gjakftohtësinë, frikën,
trimërinë, shkathtësinë, plogështinë, aftësinë, pamundësinë, urtinë etj.


Në dallim nga fetë meslindore (nëse merren këto si kristalizim i
monoteizmit, që përcaktohet si besim i verbër në absurd a
pakuptueshmëri), paganizmi nuk shtron çështje besimi, por hyjnizon (pra,
shpreh në formë zotash) natyrën dhe veçori të tjera të realitetit, për
lehtësi interpretimi. Ai përbën mishërim të vetive e të ndjesive,
antropomorfizëm në shprehjen, shpjegimin dhe interpretimin organik të
natyrës dhe të dukurive.

Paganizmi shihet dhe praktikohet për funksionin kryesor që ky ka,
rregullimin e jetës personale e shoqërore sipas një rendi natyror, me
anë të ritualeve dhe të studimit të natyrës dhe, në dallim nga fetë
meslindore, nuk ka në vetvete për bazë besimin në "zot" (ndonëse ky mund
të shërbejë si mjet për disa nga praktikuesit), sesa pikërisht
shprehjen e dukurive në formë zotash, ndaj dhe për shkak të kësaj
strukture të veçantë nuk përfshihet nën teizëm.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi