Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Korab Shaqiri anulon projektet Empty Korab Shaqiri anulon projektet

Sat 6 Nov 2010 - 0:22
Korab Shaqiri gjatë një prononcimi për Telegrafi.com ka thënë se aksidenti që pësoi babai i tij, Ilir Shaqiri, ka bërë që ai t’i lërë anash një mori projektesh.
Gati një muaj më parë, Ilir Shaqiri u godit befasisht nga një veturë, në dalje nga vendi i tij i punës në RTK, dhe për shkak të plagëve të rënda ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për rikuperim.
“Isha në përfundim e sipër të videoklipit ‘Vetmia’, por për shkak të aksidentit të babit, isha i detyruar t’i lërë anash disa projekte. Kënga është baladë dhe shpresoj që së shpejti do të përfundoj”, ka pohuar Korabi.
Përveç kësaj kënge, ai ka zbuluar që të sjell në treg edhe një këngë ritmike.
“Kam edhe një këngë më ritmike e cila gjithashtu është e përfunduar, ku së shpejti do ta sjell në tregun muzikor. Gjithashtu kjo këngë do të ketë edhe videoklip”, ka thënë Korabi.
Ndërkohë burime të afërta me Korabin kanë zbuluar se ai është duke u përgatitur për 15 hite të ardhshme të cilat shpreson t’i publikohen verën e ardhshme, në mesin e të cilave do të ketë edhe shumë bashkëpunime.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi