Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ndalet Juve, humb Celsi, fiton Barca Empty Ndalet Juve, humb Celsi, fiton Barca

Wed 24 Oct 2012 - 13:11
Ndalet Juve, humb Celsi, fiton Barca Messi-celtic

Befason Juventusi dhe Celsi në ndeshjet e treta të fazës në grupe të Ligës së Kampioneve.

Kampionët e Italisë nuk arrijnë të konfirmojnë të njëjtën formë si në kampionat në ndeshjen e Champions Leagues me skuadrën daneze të Nordsjelandit, ndaj së cilës ka marrë barazimin e 3-të në tre ndeshje.

“Zonjës së vjetër” i është dashur ta barazojë rezultatin pasi e pa veten në disavantazh në pjesën e dytë pas një goditje standarte perfekte të Bekman, pavarësisht se italianët dominuan ndeshjen me shumë raste.

Dhjetë minuta nga përfunimi i takimit është Vucinic i futur në pjesën e dytë që shënon golin e baraizmit 1-1. Ndërkohë surpriza vjen nga ndeshja tjetër e këtij grupi ku Shakhtari ka arritur të mund Celsin me rezultatin 2-1. Tekiera në fillimin e ndeshjes dhe Fernandinjo në minutat e para të pjesës së dytë, cuan shifrat në 2-0, ndërkohë që në fund kampionët në fuqi të Celsit thjesht ngushtojnë diferencën në 2-1 me Oskar.

Shakhtari në kuotën e 7 pikëve është më pranë kualifikimit për në raundin tjetër, duke rrezikur shumë Celsin ose Juventusin të cilët janë në kuotën e 4 dhe 3 pikëve.

Me vështirësi ka fituar edhe Barcelona përballë Sëlltikut në “Kamp Nou”. Samaras në minutën e 18-të befason të gjithë duke i dhënë avantazhin skuadrës skoceze. Pavarësisht rasteve në mbyllje të pjesës së parë Iniesta barazpeshon gjithcka pas një aksioni tipik të katalanasve.

Në pjesën e dytë Sëlltiku bën lojën e tij duke rezistuar dhe ia del mbanë mjaft mirë deri në fund. Por pak sekonda përpara vërshëllimës përfundimtare një krosim i Sanchez devijohet në momentin e fundit nga Xhordi Alba për t'i dhënë tre pikët Barcës. Kjo fitore e ngjit në kuotën e 9 pikëve Barcën në krye të grupit pas 3 ndeshjesh.

Në vështirësi është gjendur edhe Manchester United, të cilit iu desh të përmbysë rezultatin pas një disavantazhi 0-2 në 3-2. Alan ishte autori i dy golave për Bragën në “Old Traford” në minutën e 2-të dhe të 20-të. Ndërkohë që Hernandez ngushton në 2-1 brenda pjesës së parë. Në të dytën dominimi i djajve konfirmohet edhe me rezultat kur Evans në të 62-n dhe sërish Hernandez në të 75-ën japin mundësinë skuadrës së Fergusonit të marrë 3 pikët që i mbajnë në vendin e parë në grupin H me 9 pikë.

Në grupin F Bajerni i bashkohet Valencias dhe Bate Borisov me 6 pikë pas 3 ndeshjesh. Gjermanët fituan minimalisht 1-0 përballë francezëve të Lilës, falë një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Myler.

Ndërkohë që spanjollët e Valencias mundën 3-0 Bate Borisov në shtëpinë e këtyre të fundit.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi