- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Celsi, për herë të parë bilance pozitive
Sat 10 Nov 2012 - 9:25
Skuadra angleze e Celsit mbylli bilancet për këtë vit financiar, që u mbyll më 30 gusht dhe sipas të dhënave të publikuara, blutë kanë regjistruar një fitim prej 2 milion eurosh.
Shuma e fituar është e papërfillshme, por domethënëse po të kihet parasysh fakti se londinezët regjistrojnë për herë të parë një bilanc pozitiv që nga blerja e miliarderit rus, Roman Abramovich.
Në përmirësimin e bilanceve ndikoi fitorja në Ligën e Kampioneve në finalen e sezonit të kaluar ndaj Bajernit të Mynihut. Ky trofe i siguroi të ardhura të mjaftueshme bluve për të përmirësuar bilancin negativ të një viti më parë kur regjistruan humbje rreth 50 milion euro.
Bilani është mirëpritur nga drejtuesit e skuadrës të cilët thonë se janë në rrugë të mbarë për t’iu përmbajtur rregullit të “fair-play financiar” të UEFA-s që pritet të hyjë në fuqi në 2014. Sipas këtij rregulli, skuadrat duhet të mbulojnë vetë shpenzimet e kryera dhe jo nëpërmjet fondeve të mbërritura nga aktivitete dhe biznese jashtë futbollit.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi