Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Thashethemet jan pozitive! Empty Thashethemet jan pozitive!

Sun 24 Apr 2011 - 7:52
Nuk është thjesht një bisedë e këndshme mes shoqeve, ku të pëlqen të përgojosh të tjerët. Psikologët thonë se të merresh me thashetheme është pozitive, sepse….

Pëshpëritje nëpër zyra, fjalë të thëna shpejt e shpejt në vesh në kafen e pushimit të drekës. Për të mos folur pastaj për thashethemnajën e parukerive, kur merret nëpër gojë gjithë bota, të njohur e të panjohur. E nëse nuk ke qenë aty kur u tha e ç’nuk u tha për filan personazh televiziv, mos u bëj merak. Shoqja jote e ngushtë ka menduar edhe për këtë: mjafton një telefonatë dhe lajmi përhapet më shpejt se era. Sepse thashethemet u pëlqejnë të gjithëve.

Po përse na pëlqejnë aq shumë thashethemet, ato që ambientet snob i quajnë “rumors”?

Dëshira për të gjykuar të tjerët ka motive dhe qëllime të ndryshme. Disa studiues amerikanë kanë zbuluar se kemi të bëjmë me një instrument integrimi social të domosdoshëm: duke u marrë me thashetheme përfitojmë informacione mbi sjelljen e të tjerëve dhe arrijmë të kuptojmë se ç’opinion kanë të tjerët lidhur me një sjellje të caktuar. Kjo na ndihmon të forcojmë aleancat me efektet pozitive të humorit tonë.

Ndjenja të tilla si agresiviteti, turpi, egoizmi janë të pranishme tek ne, por ose është e vështirë për t’i pranuar, ose jemi të ndërgjegjshëm, ama e kemi më të lehtë t’i dallojmë tek të tjerët. Në mënyrë të pandërgjegjshme është shumë e thjeshtë të shkarkosh mbi objektin e thashethemit, përgjegjësitë që të detyrojnë të bësh një autokritikë të shëndoshë.

Të flasësh për të tjerët është një veprim që mund të quhet pozitiv nëse zhvillohet në një ambient pune ose familjeje. Në brendësi të një kompanie, kjo mund të ndihmojnë për një ngritje të mundshme detyre. Si? Ndonjëherë, nëse ndodhesh në një pozicion inferior, të shkëmbesh thashetheme me një person në gradë superiore, ndoshta me eprorin, mund të kthehet në një veprim të dobishëm për të favorizuar karrierën.

Por, ndonjëherë thashethemet transformohen në një armë lufte shumë dashakeqe. Në këtë rast mund të fshehë, nga ana e personit që e nxjerr në pah, frikën e të ndjerit i braktisur, frikën e dështimit apo ndjenjën e inferioritetit. Kush i përdor ndihet pak i dashur dhe i vlerësuar ose i lënë pas dore, për shkak të disa tipareve që nuk i zotëron.

Në rastin e “gossip”-it skandaloz, të zbulosh anët e errëta ose pikat e dobëta të aktorëve, këngëtarëve dhe personazheve të njohur, përkthehet me një lloj teknike ngushëlluese: njohja e këtyre informacioneve intime na lejon të hyjmë në një botë, që ndryshe nuk do të na përkiste.

Thashethemi ka nevojë për kohë dhe atmosferë për t’u shpërndarë. Le të shohim se cilat janë vendet dhe situatat që fshehin më shumë thashetheme.

Parukeri, sallone estetike: në këto vende takohen gra me mosha të ndryshe dhe pozicionet shoqërore që përshijnë variojnë që nga shtëpiake e deri në gra në karrierë. Argumentet rrëshqasin nga një karrige në tjetrën, të nxitura në më të shumtën e rasteve nga parrukierë dhe estetistë shumë të ngeshëm, kurse revistat e thashethemeve (dhe jo vetëm ato) janë me bollëk mbi tavolina.

Në kafe: një valvul gati në shpërthim e ditëve të gjata të punës. Këtu shfryhet kundër kolegëve dhe eprorëve, shkëmbehen lajme mbi pushimet e fundit nga puna, mbi ngjarje e debate. Me një fjalë, një telenovelë e vërtetë kompanie.

Në plazh: më fatlumët janë ata që frekuentojnë plazhet ku mblidhen edhe personazhe të njohur, ku mund të bësh thashetheme nën çadër dhe të ndjekësh çdo veprim të vip-ave të momentit.

Telefoni (ose më mirë celulari): instrumenti më i dashur dhe në të njëjtën kohë edhe më i urryeri. Tani nuk ka mënyrë më të mirë për të shpërndarë në kohë reale emocione, lajme, thashetheme: një sms e vetme mund të ngërthejë lidhje dashurie, të ndërpresë bashkëpunime, të thyejë miqësi.

Dasma: të ngrejë dorën kush kujton ngjyrën e luleve të buqetës së nuses. Gjatë martesave secili është vigjilent ndaj tjetrit, kritikon të ftuarit, veshjen e dëshmitarëve të çiftit, vëzhgohen shenjat, buzëqeshjet dhe ndonjë lidhje e re që shpërthen aty për aty. Me pak fjalë, një material i bollshëm për t’u komentuar para dhe pas ceremonisë.

E meqë jemi në këtë pikë, pse të mos bëjmë edhe ne ca thashetheme? Mënyrat për t’i përhapur i dini vetë…

Burimi: Revista Jeta
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Thashethemet jan pozitive! Empty Re: Thashethemet jan pozitive!

Mon 2 May 2011 - 20:53
Dasma: të ngrejë dorën kush kujton ngjyrën e luleve të buqetës së nuses. Gjatë martesave secili është vigjilent ndaj tjetrit, kritikon të ftuarit, veshjen e dëshmitarëve të çiftit, vëzhgohen shenjat, buzëqeshjet dhe ndonjë lidhje e re që shpërthen aty për aty. Me pak fjalë, një material i bollshëm për t’u komentuar para dhe pas ceremonisë.........sidomos neper dasma thashetheme sa te duash kam degjuar nga tavolina ngjitur e jam shkri se qeshmi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi