- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Privatizimi, me efekte pozitive
Tue 26 Apr 2011 - 7:01
Autoritet kosovare deklarojnë se do të vazhdojnë me privatizimin ndërmarrjeve publike në Kosovë. Ata sigurojnë qytetarët se privatizimi i resurseve publike, do të ketë efekte pozitive afatgjate në ekonomi. Ndërkaq, organizatat ekonomike në vend kërkojnë që të zhvillohet një privatizim transparent dhe efikas.
Procedurat e privatizimit të ndërmarrjeve publike, sipas drejtuesve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, do të vazhdojnë.
Ministri Besim Beqaj thotë për Radion Evropa e Lirë se do të vazhdojnë së shpejti me privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës. Ai nuk jep ndonjë afat kohor se kur mund të fillohet me privatizim e resurseve publike, por shprehet i bindur se ky proces do të jetë transparent dhe në favor të ekonomisë së vendit.
“Prioritet i ministrisë, të cilën do ta udhëheq, do të jetë vazhdimi i privatizimit. Do të procedojmë shumë shpejt me privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës, do të vazhdojmë me procedurat e filluara me herët në fushën e përgatitjes së distribucionit dhe projektet tjera të mëdha”, shprehet Beqaj.
Në proces të privatizimit tashmë është Postë-Telekomi i Kosovës dhe Korporata Energjetike, ndërkaq Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është dhënë me koncesion.
Ministri Beqaj shpreh besimin që Kosova konform zhvillimeve ekonomike që ka pasur deri më tani dhe konform edhe planit për investime publike, të cilat, sipas tij, për këtë vit janë 600 milionë euro dhe planit që ata kanë për ta involvuar sektorin privat në zhvillimin e vendit, do të ndihmohet që të ndryshohet struktura e kontributit në zhvillim ekonomik.
Beqaj beson se privatizimi, do të ketë efekte pozitive në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Privatizimi i këtyre ndërmarrjeve do ta ndihmojë zhvillimin ekonomik të vendit. Duhet të tentojmë që ta heqim nga koka që kjo është shitje e aseteve, të cilat realisht janë prioritet nacional, sepse flasim për ndërmarrje, që do të privatizohen, e që edhe më tutje do të punësojnë njerëz nga Kosova. Këta njerëz do të jenë taksapagues të Kosovës, do të ofrojmë shërbime më të mira për qytetarët e vendit, e të cilat do të mundësojnë që Kosova të jetë më konkurrente në tregun e punës”, thekson Beqaj.
Lidhur me këtë, ekspertë të çështjeve ekonomike konsiderojnë se institucionet e vendit janë duke u vonuar me këtë proces, gjë që, sipas tyre, po shkakton ngecje në zhvillimin e ekonomik të vendit.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Lekë Musa, thotë se Qeveria e re duhet të vazhdojë fillimisht me privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës pasi që, siç thotë ai, privatizimi i kësaj ndërmarrjeje do të gjenerojë të hyra më të mëdha.
“Mendoj që privatizimi i Post-Telekomit duhet të vazhdojë gjithsesi. Efekti më i madh është në rritjen ekonomike dhe në zhvillimin ekonomik. Me privatizim do të mund të kemi kompani me renome që mund të hyjnë në Kosovë dhe, e dyta, efektet afatgjate në ekonomi mund të jenë pozitive nga privatizimi”, vlerëson Musa.
Sipas Musës, përshpejtimi i procesit të privatizimit të ndërmarrjeve publike, do të ndikojë dukshëm në rritjen e efikasitetit të atyre ndërmarrjeve dhe në reduktimin e korrupsionit, sidomos përmes zvogëlimit të aktiviteteve të prokurimit publik, ku edhe duket të jetë më e shprehur kjo dukuri.
Sidoqoftë, privatizimi i bërë deri më tani, sipas raporteve të ndryshme të bëra nga organizatat vendore, në Kosovë nuk ka sjellë rezultatet e pritura dhe ato nuk kanë qenë në favor të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi