Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kosovë, firmoset privatizimi i KEDS-it  Empty Kosovë, firmoset privatizimi i KEDS-it

Thu 18 Oct 2012 - 10:52
Autoritetet e Kosovës kanë nënshkruar kontratën me konsorciumin “Çalik & Limak” për privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimit të Korporatës Energjetike të Kosovës, bën të ditur e përditshmja “Express”.

Përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës dhe ata të konsorciumit kanë theksuar se privatizimi i KEDS-it do të ndikojë në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike dhe do të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike është bërë në qershor të këtij viti dhe Komiteti Qeveritar i Privatizimit shpalli konsorciumin “Limak & Çalik” si ofertuesin më të mirë, me 26.3 milionë euro.

Vetëvendosje përleshet me policinë

Ndaj këtij privatizimi gjatë paradites së të mërkurës protestuan deputetë dhe aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, 66 prej të cilëve u arrestuan pasi tentuan të hynin në ambjentet ku do nënshkruhej kontrata.

Forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, pasi disa prej tyre kapërcyen rrethojat e selisë së qeverisë.

Pas vendosjes nën kontroll të turmës nga policia, ishin deputetët e lëvizjes Vetëvendosje ata që qëndruan në hyrje të portës kryesore të qeverisë.

Albin Kurti, Liburn Aliu, Albulena Haxhiu, Visar Ymeri dhe Glauk Konjufca kërkuan me ngulm që të hynin në sallën e ceremonisë së nënshkrimit të kontratës.

Por policia e refuzoi kërkesën e tyre dhe pas disa minutash në përpjekje për t'i bindur i nxori ata me dhunë jashtë oborrit të qeverisë. Albin Kurti gjithë këtë ngjarje e përkufizoi me termin “shtet policor”.

Ndërsa Policia e Kosovës në një deklaratë zyrtare e quajti protestën e Vetëvendosjes një sulm ndaj objekteve shtetërore. Sipas zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të policisë, Naim Rexha, policia u detyrua të përdorte forcën. Rexha tha se mes të lënduarve ka pasur edhe pjesëtarë të forcave të rendit.





Facebook

Më shumë nga Kosova
Thaçi përshëndet privatizimin
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka komentuar protestën e opozitës në dyert e qeverisë. Por gjatë mbledhjes së kabinetit të tij qeveitar, e cila u mbajt vetëm pak orë pas largimit të protestuesve nga rrethinat e qeverisë, Thaçi përshëndeti nënshkrimin e kontratës me konsorciumin “Kosovo Limak & Çalik Energy” për shitjen e Distribucionit dhe Furnizimit.
PDK pret mbështetje për pr/rezolutën
Partia Demokratike e Kosovës pret mbështetje të plotë të Kuvendit të Kosovës për pr/rezolutën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që do të votohet të enjten.
Tahiri: S’jemi gati për bisedime të reja
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka deklaruar se Prishtina nuk është e gatshme të rifillojë dialogun me Beogradin përderisa ai nuk po zbaton të gjitha marrëveshjet.
LDK, në dilemë për pr/rezolutën
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka një qëndrim konkret përsa i përket projekt/rezolutës të propozuar nga PDK për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Shqipëria Tjetër”, Veriu i Kosovës
Veriu i Kosovës vazhdon të përjetojë një gjendje thuajse lufte mes fshatrave të izoluar, banorët e të cilëve janë të detyruar të përballojnë gjithçka krejtësisht të vetëm.


Lajmet kryesore

Grevistët: Do hedhim shortin e vdekjes
Pas vendimit të Gjykatës: Greva pranë ambasadës amerikane
Arrestohet koordinatori i grevës së urisë
Rikthehet Gjergj Ndreca
Poliçani, Gërdeci i dytë
PE, draft/rezolutë për Shqipërinë
Nano: Pushtetet, jo në një dorë
Më të lexuarat
Poliçani, Gërdeci i dytë
Gjykata la në burg Shaban Norjan
Ndërron jetë njeriu që jetoi 6 muaj pa zemër
Nano: Pushtetet, jo në një dorë
Cana në garë për futbollistin më popullor në botë
Tjetërsimi i stinëve në Shqipëri
Shuhet ëndrra e përfaqësueses U19
Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve
Protestë e AK në Bruksel
Temat e ditës
Greva e urise, Zgjedhjet ne SHBA, Kriza greke, Siria, Përvjetori i Pavarësisë, Denoncimet e PS, Kriza Financiare, Statusi, Aksidente rrugore
FAQJA E PARË LAJME VIDEO FOTO RRETH NESH FREKUENCAT KONTAKT ENGLISH VERSION
Top Channel 2001-2012
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.Shqip - TAR - Digitalb -Top Gold - VGA Studio
Kosovë, firmoset privatizimi i KEDS-it  Kosove-privatizimi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi