Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Çminimi në Kosovë Empty Çminimi në Kosovë

Thu 27 Sep 2012 - 10:38



Prej tre vitesh, Arlind Brahimajt në çdo ditë pune i duhet që të sigurohet më shumë se të tjerët. Puna që bën ai lirisht mund të llogaritet në mesin e atyre punëve ku nuk mund të kesh rastin për një gabim të dytë.

Me një përgatitje profesionale, pavarësisht rrezikut të përditshëm, Arlindi, 31-vjeçar dhe baba i dy fëmijëve, është krenar për punën që bën në çminimin e zonave të minuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“E bëj çdo ditë këtë punë dhe punoj me krenari. Çdokush e di që minat janë të rrezikshme, por unë jam i përkushtuar në këtë punë dhe e bëj krenari”, thotë ai.

Çminimi ka qenë një sfidë për Kosovën e dalë nga lufta para 13 vitesh dhe kësaj pune i janë bashkuar edhe gratë. “Punoj që prej 9 vitesh në çminim. Është një punë pak e vështirë, por edhe femrat mund ta bëjnë. Ne jemi 3 femra që punojmë në kompaninë e çminimit”, thotë Nita Vula, çminuese e FSK-së.

Të mërkurën pjestarë të FSK-së vazhdonin të bënin çminimin në zonën e Koshares, afër vijës kufitare me Shqipërinë. Në këtë pjesë deri më tani 20 mijë metra katrorë janë pastruar dhe janë gjetur rreth 30 mjete të pashpërthyera.

Në këtë zonë është zhvilluar një nga betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në pranverën e vitit 1999, kur u thye kufiri shqiptaro-shqiptar.

Dem Maloku ka qenë pjesëmarrës i kësaj beteje si ushtar i UÇK-së kundër ushtrisë serbe. Sot, si pjesëtar i FSK-së, ai drejton operacionin e çminimit në këtë pjesë dhe kujton se në këtë zonë forcat serbe vendosën minat për të penguar UÇK-në.

“Ushtria serbe në këtë rast ka përdorur mina të ndryshme kundër këmbësorisë, me qëllim që të asgjesonte sa më shumë forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tregon Maloku.

Minat dhe mjetet e tjera, si pasojë e luftës së fundit në Kosovë, kanë shkaktuar vdekjen e 115 njerëzve dhe plagosjen e 454 të tjerëve. Nga 4 mijë e 500 zona të minuara, falë punës së këtyre djemve e vajzave, por edhe ndihmës teknike dhe trajnimit nga KFOR-i dhe organizata të tjera, numri është reduktuar dukshëm.

“Në qershorin e 1999-ës ne kemi pasur mbi 4 mijë e 500 zona të minuara apo të prekura nga minat dhe mjetet e ndryshme eksplozive. Falë punës së palodhshme të ekipeve të çminimit është arritur një progres ku numri është reduktuar në 57 zona të konfirmuara dhe 44 që dyshohen. Gjatë kësaj periudhe janë pastruar mbi 47 milionë metra katrorë dhe janë gjetur e shkatërruar mbi 84 mijë mina dhe mjete të ndryshme eksplozive”, saktëson Ahmet Sallova, shef i Qendrës Koordinuese të Çminimit.

Sidoqoftë, deri në largimin e minave por edhe mjeteve të tjera të pashpërthyera nga lufta e fundit, këtyre djemve dhe vajzave do t’u duhet të vazhdojnë të bëjnë këtë punë sa të rrezikshme, aq edhe humanitare.
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Çminimi në Kosovë Empty Re: Çminimi në Kosovë

Thu 27 Sep 2012 - 10:46
keta djem jan trima kosovar i lutem zotit per jeten e tyre
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi