Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Salomi
Salomi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 2617
<b>Hobi</b> Hobi : shoping
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne zemren e Shqiperise
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/02/2010

Kosovë-Serbi, bisedimet efekte politike Empty Kosovë-Serbi, bisedimet efekte politike

Sat 12 Mar 2011 - 19:50
Kosovë-Serbi, bisedimet efekte politike TadicEfektet e para të dialogut Prishtinë-Beograd do të jenë politike, në mënyrë që Serbisë t’i sigurohet statusi i vendit kandidat për në BE, ndërsa për Kosovën situata do të mbetet e komplikuar për shkak të refuzimit për ta njohur nga 5 vendet e unionit.
Kështu bën të ditur e përditshmja kosovare “Zëri”, e cila duke iu referuar burimeve ndërkombëtare shkruan se, një lëshim i mundshëm nga Serbia do t’i mundësonte presidentit Tadic sigurimin e një mandati tjetër në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas burimeve, faktori ndërkombëtar dëshiron të shohë një Serbi të orientuar drejt BE-së dhe jo të udhëhequr nga Moska, sic do të ndodhte nëse në pushtet do të ktheheshin forcat e vjetra politike.

Nga ana tjetër, përfitimet e mundshme të Kosovës nga faza e parë e dialogut vlerësohet të jenë zgjidhja e disa cështjeve si transporti, tregtia dhe lejimi i qarkullimit të targave kosovare në Serbi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi