Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kosovë-Serbi, priten marrëveshjet për energji dhe telefoni Empty Kosovë-Serbi, priten marrëveshjet për energji dhe telefoni

Sat 3 Mar 2012 - 15:07
Komisari evropian për zgjerim, Stefan Fule ka deklaruar të premten në Bruksel se Komisioni Evropian do të caktojë datën e bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në BE sapo ajo të arrijë marrëveshje esenciale me Kosovën për energjetikën dhe telekomunikacionin, njofton “Blic”.

Fule ka thënë se njohja e Kosovës nuk do të jetë kusht për anëtarësim të Serbisë, por ka shtuar se “ne kemi folur për normalizim që nga fillimi dhe jemi të lumtur që Beogradi dhe Prishtina po shkojnë në atë drejtim”.

Në pyetjen nëse pret heqjen e institucioneve serbe nga Kosova, Fule ka thënë se “ ajo që saktësisht pret BE është që Serbia të merret me prioritetet esenciale dhe me kushte që vendet e BE i kanë vënë për fillimin bisedimeve për anëtarësim”.

“Kushtet kanë të bëjnë me marrëveshjet për energjetikë dhe telekomunikacion dhe këto çështje të sqarohen”, ka thënë ai.

Duke u përgjigjur nëse për Serbinë janë problem mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë, Fule ka thënë se zgjedhjet, nëse mbahen, do të ishin në kundërshtim me Rezolutën 1244, raporton Koha.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi