Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

I ftohti ja efektet pozitive qe jep! Empty I ftohti ja efektet pozitive qe jep!

Wed 8 Feb 2012 - 21:55
I ftohti s’ka vetem te keqija, ja efektet pozitive qe jep!Viruse gripi, vështirësi për lëvizje të njerëzve, zymtësi, apo edhe bllokime të rrugëve: i ftohti dhe temperaturat e ulëta të krijojnë zakonisht idenë e gjërave negative. Mirëpo, ja që si çdo “e keqe” ka edhe anën e vet të mirë e mund të rezervojë surpriza pozitive. Gjithmonë nëse shfrytëzohet e administrohet në mënyrën e duhur. Mbi të gjitha mund të rezultojë një aleat i vërtetë për shëndetin, pasi garanton përfitime për organizimin. Por ka efekte të favorshme edhe në disa aspekte të tjera..Organizmi
Në radhë të parë, kushdo ndoshta e di që i ftohti shërben për të pastruar baketerët që ekzistojnë në trupin tonë e gjithashtu favorizon oksigjenimin e duhur të qelizave. Por jo të gjithë e dinë se kur temperaturat zbresin, energjitë që duhen shpenzuar, shtohen.

Po, sepse i ftohti i imponon organizmit të gjejë dhe të vendosë në veprim një mnyr të veçantë përshtatjeje. Prandaj kërkohet një shpenzim energjik më i madh në krahasim me sezonet e tjera. Kështu, për të mbajtur konstante temperaturën e trupit, organizmi është i detyruar të përdorë më tepr energji.

Si rrjedhojë është normale që organizmi të kërkojë një dozë “karburanti” ekstra, prandaj shtohet oreksi, sepse shtohen edhe kaloritë që duhen shpenzuar.
Tensioni

“Acari”, në bazë të studimeve mjekësore të kryera, është edhe një aleat për njerëzit, që vuajnë nga tensioni i ulët. Nëse gjatë verës, i nxehti ka efekt për të favorizuar shtimin e diametrit të vazove të gjakut, kur temperaturat janë të ulta, vazot e gjakut ndjekin procesin e kundërt, pra reduktojnë diametrin e tyre.

Ngushtimi i vazove sjell rritjen e tensionit dhe largon shqetësime të lidhura me qarkullimin e gjakut, siç mund të jetë fryrja e këmbëve. Në mënyrë që të dërgojë gjakun në të gjithë zonat e trupit, përfshi edhe reduktimin e diametrit të vazove të gjakut, zemra duhet të rrahë më shpejt dhe të pompojë gjakun me një presion më të lartë.
Aktivitet fizik


Me të ftohtin zvogëlohet sidomos dëshira për të dalë e si rrjedhojë, edhe për t’u marrë me aktivitet fizik. Prandaj një zgjedhje e mirë është palestra në kushtet e shtëpisë. Kjo periudhë me tempartura nën zero është më e mirë për t’u marrë me stërvitje, apo për t’iu përkushtuar sportit edhe në ajër të pastër. Falë temperaturave të ulëta, rezultatet e ushtrimeve fizike janë optimale, sepse energjia e konsumuar është më e lartë dhe tonifikimi muskulor është i garantuar.

I ftohti ndihmon për ruajtjen e formës fizike, për dobësim efikas, si dhe për tonifikimin apo elasticitetin e muskujve. Falë të ftohtit, metabolizmi djeg më së shumti yndyrnat, gjë që sjell dobësimin e njeriut.. Sidoqoftë është më mirë të shmangni sforcimet e tepruara, si dhe më mirë është që të ushtroni gjithçka në orët që janë më pak të ftohta.
Për femrat


Thuhet edhe se në sajë të motit dimëror është më e lehtë të luftohet edhe celuliti i famshëm, që shqetëson femrat. Terapia quhet ‘crioterapia’ (nga greqishtja, “kryos”-ftohte) dhe shfrytëzon përfitimet e temperaturave të ulëta për qëllime anti-dhembjeje.

Praktikisht është e mjaftueshme të ftohet zona e prekur nga celuliliti, duke i vënë akull, ose borë të freskët për rreth 10 minuta, në mënyrë që të shtohet fluksi i gjakut. Menjëherë më pas është mirë të aplikoni një kremë anti-celulit, për të stimuluar lëshimin e acideve të yndyrnave. Pra, jo çdo e keqe vjen vetëm për të prishur punë!FB
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

I ftohti ja efektet pozitive qe jep! Empty Re: I ftohti ja efektet pozitive qe jep!

Thu 9 Feb 2012 - 12:07
Interesant!

N'varet nga personat dikush nuk i ben ball te ftofti.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi