Shtatë mënyra për të marrë një përgjigje pozitive nga partneri
Fri 27 Dec 2013 - 20:54
Nëse mendoni se do të martoheni vetëm një herë, atëherë kushtojini vëmendjen e duhur këtij momenti të veçantë ,Keni vendosur të bëni një propozim martese dhe nuk dini se si? Idetë që do të sjellim për ju janë disi të çuditshme, por në të njëjtën kohë kërkojnë edhe guxim. Megjithatë propozimi për martesë bëhet vetëm një herë, kështu që duhet t'i kushtoni vëmendjen e duhur në mënyrë që të realizoni diçka të veçantë për të dy. Këto janë disa ide:
1. Blini hapësirën reklamuese në një nga gazetat ditore që e dashura juaj lexon rregullisht. Ajo do të surprizohet nëse shikon në një faqe të gazetës propozimin tuaj romantik.
2. Në teatër ose në kinema. Menjëherë pasi filmi përfundon kërkojini drejtuesve të sallës të shfaqin në ekran videon tuaj me mesazhin e propozimit; ose ngjituni në skenën e teatrit dhe bëjeni këtë propozim live.
3. Një propozim aktiv. Ju mund të organizoni lojën e kërkimit të thesarit. Jepini asaj indikacione dhe direktiva duke filluar që nga ambientet e shtëpisë e më pas në vende të ndryshme në qytet. Kur ajo të arrijë në destinacionin e fundit, çmimi i madh do të jeni ju, të ulur në gjunjë e me unazën në duar.
4. Propozim në sallën e kërcimit. Kërkojini bandës ose dixheit të luajnë këngën e saj të preferuar, ndërkohë që keni dal për të pirë diçka së bashku. Rrëmbeni mikrofonin dhe shprehni publikisht dëshirën tuaj për tu martuar me vajzën që keni në krahë.
5. Keni planifikuar një udhëtim me avion së shpejti? Merrni mikrofonin dhe propozoni. Askush nuk do t’i thoshte jo një propozimi në mes të reve, e në vëmendjen e të gjithëve!
6. Organizoni një festë në shtëpi me miq e të afërm. Sigurohuni që ata të veshin bluzat ku janë stampuar shkronjat përkatëse, dhe sapo ju hyni në dhomë të rreshtohen në mënyrë të tillë që të formohet fjalia e propozimit.
7. Rafting dhe dashuri! Një tjetër ide e veçantë për të propozuar, siç ka ndodhur edhe disa muaj më parë në ujëvarën e Osumit, ku nën zhurmën e fuqishme të ujit djali romantik vendos të ulet në gjunjë e të marrë një “PO” nga e dashura e tij.shekulli.

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Shtatë mënyra për të marrë një përgjigje pozitive nga partneri
Fri 27 Dec 2013 - 21:30
...dhe pastaj thone se njerezimi eshte 7 miliarde, kur ketu tregojne vetem 7 menyra!
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Shtatë mënyra për të marrë një përgjigje pozitive nga partneri
Sat 28 Dec 2013 - 7:38
Ose me ja lyp kshu troc
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi