- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Vegjetariane e betuar
Wed 24 Oct 2012 - 14:13
Pezana Rexha, prej 3 vjetësh është vegjetariane. Refuzimi për të konsumuar mishin e nënproduket e tij ka nisur shumë më herët: “Vendosa të mos ha më mish kur prindërit therën pulën që kishin marrë për Vit të Ri. Kisha 3 javë që e rrisja dhe u tmerrova kur pashë se si u kthye në ushqim për familjen. Isha 14 vjeç atëherë.”
Ky moment i ka ndryshuar jetën dhe jo vetëm në mënyrën e ushqyerjes. Ajo me profesion është arkitekte, por pothuaj me kohë të plotë punon për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve. I do shumë dhe s’mund të mendojë se mund të konsumojë një qenie që merr frymë e ka fytyrë.
Rrjeshimisht, prej 3 vitesh nuk konsumon mish, por kjo s’e shqetëson aspak. Me mënyrën e re të të ushqyerit ajo ndihet shumë mirë. I përket grupit ovo-lacto-vegjetarian që do të thotë se në pjatat e saj hyjnë të gjitha zarzavatet, frutat, veza, qumështi e nënproduktet e tij, por jo mishi me nënproduktet, peshku dhe frutat e detit.
“Ndihem shumë mirë dhe mendoj se të qenit vegjetarian bën mirë për organizmin”, shprehet Pezana.
Për shqiptarët, të qenurit vegjatarian nuk është e zakontë. Ne jemi mishngrënës, madje e shohim konsumin e tij si tregues të mirëqënies ekonomike. Në dyqanet e mishit vihet re një rënie e konsumatorëve që blejnë mish apo nënprodukte të tij.
“Blejnë më pak për shkaqe ekonomike, por edhe për faktin se I dinë tashmë disavantazhet e mishit të kuq. E zgjedhin më shumë mishin kur vijnë për të blerë”, thotë një kasap.
Por rënia e konsumit të mishit nuk është tregues i drejtpërdrejtë i rritjes së numrit të vegjetarianëve. Restorantet janë ndër bizneset që duhet të përshtaten nëse kjo tendencë është në rritje dhe jo vetëm për shkak të të huajve që janë vendosur për një kohë të gjatë apo të shkurtër në Shqipëri.
Një menaxher restoranti tregon: “Ka rënie të kërkesave për produkte mishi dhe një rritje për perimet e freskëta. Më shumë janë të huajt që janë vegjetarianë, por ka edhe shqiptarë.”
Edhe Pezana na tregon se të jesh vegjetariane në Shqipëri në këtë aspekt është e vështirë. Janë të pakta recetat me “jeshillëqe” në menutë e restoranteve, pica vegjetariane, katër djathërat, sallatat e antipastat e gjelbra, rizoto e pasta me perime. Vështirë të gjesh më shumë se kaq. Zgjidhja është të ushqehesh në shtëpi.
“Mami gatuan vetëm për mua. Nëpër restorante pyes 100 herë nëse supa me perime ka edhe lëng mishi. Në Shqipëri nuk ka sojë dhe soja është zëvendësuesi më I mirë I mishit”, thekson Pezana.
Ndryshe nga sa mund të mendohet, Pezana na tregon se ushqehet mirë. Por nuk mohon se ka ditë që e ndien se nuk i merr kaloritë e mjaftueshme: “Mëngjesin nuk e kam ngrënë kurrë. Në drekë ha zakonisht supë e më pas makarona. Në darkë kunguj me pana ose me djathë.”
Është provuar që dietat vegjetariane janë të shëndetshme, por me një kombinim të mirë të përbërësve të tyre të këshilluara nga specialisti, në të kundërt do të kishte pasoja dhe mungesa të shumë elementeve jetësore.
Përtej mentalitetit, por mbi të gjitha për shëndetin e Pezanës, ishin prindërit ata që e kishin shumë të vështirë të pranonin këtë zgjedhje të vajzës së tyre.
“Edhe sot e kësaj dite nuk e pranojnë dhe më thonë gjithmonë “ha pak mish”. Ka momente që nuk kam rezistencë prej mungesës së proteinave të mishit dhe në këto momente unë ha fasule ose kërpudha”, tregon vajza vegjetariane.
“Do të vijë një ditë, në të cilën vrasja e një kafshe do të konsiderohet njësoj si vrasja e një njeriu” ka thënë Leonardo Da Vinçi shumë kohë më parë. Ai ishte një vegjetarian kaq ekstremist, sa blinte zogj në kafaz, vetëm për t’i lënë menjëherë të lirë.
Pezana uron që kjo kohë të vijë shpejt sepse vegjetarianizmi nuk është një tekë bashkëkohore, por një zgjedhje.
“Gjithmonë e më shumë po shoh persona vegjetarianë, por kjo gjë nuk është tendencë, por zgjedhje. Duhen respektuar të gjithë qeniet që lëvizin dhe marrin frymë, kështu që unë kam vendosur të mos I ha kafshët”, përfundon Pezana.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi