Metro me 4 linja për të hyrë në Mekë
Wed 24 Oct 2012 - 20:26
Arabia Saudite po mendon për ndërtimin e një metroje me katër linja për qytetin e Mekës. Për këtë arsye në muajin janar do të kërkojë oferta nga kontraktorët për nisjen e punimeve.
Kryetari i Mekës, Osama AlBar tha sot se sistemi i metrosë në vlerë prej 16.53 miliardë dollarësh do të mbulojë 182 kilometra dhe pritet të kompletohet brenda 10 vjetësh, transmeton REL.
Transporti është bërë problem i dukshëm në Mekë për shkak të mbingarkesës. Këtë javë, Meka parashikohet të presë rreth 2.5 milionë pelegrinë, për pelegrinazhin vjetor të haxhit, ndërsa popullësia e këtij vendi pritet që të rritet edhe për tre milionë në 20 vjetët e ardhshme.
/e.m

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi