Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

E pabesueshme! E gjeten të vdekur pas 15 vjetësh bashkë me pizhamet! Empty E pabesueshme! E gjeten të vdekur pas 15 vjetësh bashkë me pizhamet!

Thu 25 Oct 2012 - 8:43
E pabesueshme! E gjeten të vdekur pas 15 vjetësh bashkë me pizhamet! 643952_521838611160898_1935623576_n

Mund të duket e pabesueshme, por është mëse e vërtet!

Një kontroll rutinë, i kryer në një shtëpi të braktisur në një qytet në veri të Francës, i dha mundësin Inspektorit
të shëndetësisë, Didier Perounton, të dëshmojë si në shërbimin e tij, po ashtu edhe për shoqërinë historinë dhe përvojën më të çuditshme të karrierës së tij, që për të ia kalon edhe filmave me fantazi të shfrenuar.

Në krevatin e shtëpisë ku ai kishte shkuar për inspektim, të premten e shkuar, gjeti skeletin enjë burri të veshur me pizhame dhe që ndodhej i shtrirë në krevatin e tij të gjumit.
Sipas hetimeve paraprake të bëra nga policia, bëhet fjalë për pronarin e shtëpisë, i cili qëndronte në atë pozicion pa e zbuluar askush për 15 vjet pas vdekjes së tij.

Siç duket, burri jetonte vetëm, pasi autoritete policore gjetën shumë thirrje telefonike dhe zarfe të cilat të çojnë pas në kohë në vitin 1996.
Sipas mediave franceze, i ndjeri ishte me origjinë spanjolle dhe i lindur në vitin 1921.

Vetë Perounton pohoi se mungesa e tij nuk dha ushqim për mendime të tjera, ndërsa deklaroi për agjencinë franceze AFP: “Nuk kishte çrregullime në shtëpi. Shtëpia ishte e mbyllur nga brenda. Asgjë nuk dëshmonte për një krim të mundshëm”.

Ndërkohë, skeleti i pa jetë i të ndjerit, që u zbulua pas 15 vjetësh, është dërguar në laboratorët e kriminalistikës për t’u identifikuar, kurse sipas Perounton: “Për momentin nuk dimë asgjë më shumë. Ka nisur një hetim konkretë, do të marri pak kohë për të mësuar se nga vinte, me se merrej se çfarë të dhënash të tjera mund të grumbullohen”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi