- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Mali i Zi, dhjetëra të plagosur në pallatin e sportit
Thu 25 Oct 2012 - 11:35
Një ndeshje basketbolli midis Partizanit të Beogradit dhe Buduçnostit u shndërrua në një arenë madhore dhune ditën e martë, ndërsa e përditshmja “Vijesti” raportoi për dhjetëra të plagosur dhe arrestime.
Takimi i zhvilluar në kryeqytetin Podgoricë pritej që të ishte i ndezur dhe masat e ashpra të marra që më parë penguan atë që mund të kishte qenë një ngjaje shumë më e rëndë.
Sipas deklaratës zyrtare të policisë, fansat e Partizanit ishin të parët që hynë në pallatin e sportit, për të shmangur konflikte, por me hyrjen e tifozëve vendas, provokimet dhe sharjet e ndërsjellta i lanë vendin konfliktit fizik në parketin e fushës, duke detyruar policinë të ndërhynte në mënyrë energjike.
Pas kësaj, të dy grupet e tifozerisë sulmuan bashkarisht forcat e rendit, duke plagosur katër policisë. Midis tifozëve, u regjistruan të paktën 20 të plagosur.
Pas boshatisjes së një pjese të tribunës, ndeshja vazhdoi normalisht dhe Partizani arriti një fitore 81-62, në takimin e vlefshëm për javën e pestë të kampionatit të Adriatikut.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi