Tërmeti godet sërish Italinë, deri më tani 5 të vdekur e dhjetëra të plagosur
Tue 29 May 2012 - 15:45
Një tërmet i fuqishëm ka goditur sërish ditën e sotme në orën 9 e 06 minuta Italinë ndërsa sipas një bilanci provizor deri më tani ka pasur pesë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Sipas burimeve zyrtare ky tërmet ka prekur të njëjtën zonë që u godit nga tërmeti i 20 majit dhe ka qenë me magnitudë 5.8 ballë e shkallës rihter në thellesinë 10 kilometra dhe me epiqendër Capri, Medolla dhe Mirandola .
Sipas kryetarit të bashkisë së San Felice në Panaro e cila është prekur më shumë, ekziston frika për viktima të tjera.
Tërmeti i sotëm vjen pas atij 6-ballësh të 20 majit, kur shtatë persona u vranë dhe shumë ndërtesa u shembën dhe ishte më i rëndi që goditi vendin që prej tërmetit të vitti 2009 në Akuila, ku humbën jetën afërsisht 300 persona. Si pasojë e tij u shkatërruan edhe disa godina shekullore me vlera të mëdha kulturore./albobserver.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi