Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Korça, aty ku 'tepsiçka' e 'kusiçka' shiten për skrap nga varfëria Empty Korça, aty ku 'tepsiçka' e 'kusiçka' shiten për skrap nga varfëria

Thu 25 Oct 2012 - 12:43
Korça, aty ku 'tepsiçka' e 'kusiçka' shiten për skrap nga varfëria PazarikorcePor edhe vjedhjet për skrap janë buka e përditshme e njerëzve, që sjell rritjen e numrit të të arrestuarve.KORÇË - Vjedhjet e materialeve prej hekuri dhe bakri po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, ashtu sikurse po rritet edhe numri i të arrestuarve. Megjithatë, vjedhja për skrap për shumë njerëz po mbetet e vetmja mundësi për sigurimin e bukës së përditshme.

Gjatë këij viti ka filluar të vidhet gjithçka: kapakët e pusetave, kabllot elektrikë të ndriçimit të jashtëm, matësit e konsumit të ujit, tubot për ujitje dhe ujësjellësa, kangjella dhe dyer të vjetra të ish-ndërmarrjeve, qepenat e pazarit të vjetër, transformatorë etj.

E njëjta gjë po ndodh edhe me shumë familje të qytetit të Korçës. Këto të fundit po pastrojnë nga banesat e tyre të gjitha reliket e vjetra prej hekuri dhe bakri, që u kanë mbetur në banesë, vetëm e vetëm që të sigurojnë një sasi lekësh, me shpresën për të kapërcyer krizën me të cilën po përballen çdo ditë.

Pjesë e këtij “biznesi” janë bërë edhe adoleshentët dhe të rinjtë e familjeve të varfra, pasi në pamundësi për t’u ndihmuar nga familja dhe në të njëjtën kohë të gjendur nën presionin e shoqërisë, sepse pa pasur lekët e “një kafeje”, mund të veçohesh prej tyre, shohin si rrugëzgjidhje gjetjen e sendeve që mund të shiten si skrap.

Kalimi i përditshëm nëpër rrugët e Korçës i personave që merren me mbledhjen e sendeve metalike dhe thirrjet e tyre: “mbledhim hekura!”, të krijon përshtypjen se Korça është shndërruar në një pazar të madh vjetërsirash. Po kaq të patundura mbeten edhe gratë për të shitur tavat dhe tespsitë e vjetra prej bakri.

Të gjithë llojet e vjedhjeve të materialeve prej hekuri, të përmendur më sipër, përfshi këtu edhe matësit e konsumit të ujit, janë denoncuar nga qytetarët, nga bashkia e Korçës (në këtë rast bëhet fjalë për kapakët e pusetave), nga administratorët e pazarit të vjetër të Korçës, nga administratorët e ish-ndërmarrjeve dhe drejtuesit e ujësjellësave.

Gjithçka prej hekuri mund të vidhet, pasi lista në dyqanin ushqimor për shumë njerëz ka filluar të bëhet mjaft e gjatë. Shitësit e lagjeve kanë filluar të humbasin besimin te klientët e tye. Përgjigjja e tyre është: “Paguaj një herë ushqimet që ke marrë deri më tani dhe pastaj i shënojmë prapë në fletore”. Sigurimi i të ardhurave për shlyerjen shpenzimeve të bukës nuk është i lehtë, e vetmja mundësi mbetet skrapi

Edhe gjatë 24-orëve të fundit, për vjedhje materialesh të ndryshme u kapën dy persona. Anesti Tanellari, 28 vjeç, banues në fshatin Moravë të Korçës, u arrestua pasi kishte tentuar të vidhte baterinë e kamionit (mjet i parkuar përpara banesës) të shtetasit me iniciale I.R., 58 vjeç, banues në lagjen nr 4 të Korçës
Ndërsa ndaj shtetasit S.A. 30 vjeç, banues në fshatin Kamenicë të Korçës, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, pasi edhe ky i fundit kishte tentuar të vidhte disa tubo të ujësjellësit të vjetër (të papërdorshme) në fshatin Bregas të Korçës.
Përsa më sipër materialeve hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “vjedhje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

/Shekulli Online/V. Hasani/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi