Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperi PREJARDHJA E KOMBIT SHQIPTAR DHE ARMIQTË SHEKULLOR

Thu 25 Oct 2012 - 14:37
Message reputation : 100% (1 vote)
Brahim AVDYLI:

PREJARDHJA E KOMBIT SHQIPTAR DHE ARMIQTË SHEKULLOR Trevateevrop235ssipasal



Trevat e Evropës sipas Aleksadrit të Madh

PREJARDHJA E KOMBIT SHQIPTAR

DHE ARMIQTË SHEKULLOR

-Në shenjë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë:



-”FEJA E SHQIPARIT ËSHTË SHQIPTARIA”

(VASO PASHË SHKODRANI)



Shqiptarët janë një popull shumë i
vjetër dhe i veçantë në Evropë dhe në Ballkan, me një autoktoni të
përhershme në këto troje të ngushtuara shumë kundër nesh nga luftërat
mijëvjeçare për të na shpopulluar, për të na shkatërruar, për të na
zhdukur nga faqja e dheut, sikur të mos kemi ekzistuar që më parë.
Fallsifikimet e shumta dhe të pandalura janë shpërndarë kudo që ishte e
mundur. Me gënjeshtrat e armiqve tanë është mbushur kjo botë. Rrënjët e
tyre i kanë lëshur që në zanafillë.

Fqinjët e përgjakur me gjakun tonë të
pafajshëm janë ngritur aq shumë me të “vërtetat” e tyre. Këta
fallsifikatorë të shumtë, qoftë nga grekët, bullgarët apo serbët, etj. i
kemi ngritur pa vetëdije e symbylltazi edhe më lartë, ku fare nuk mund
të ngriteshin. Prandaj, na thërrisnin me emra të rrejshëm e të përbuzur:
arnautë, shiftarë, etj.

Të gjithë shkencëtarët që ndërlidhen në
shkenca nga bota e qytetëruar janë ngritur edhe përmes kësaj
pseudoshkence. Sepse, të ndërlidhesh në shkencë nga gjenealogjia,
gjeografia, atlasi, arkeologjia, historia dhe shkencat e tjera që sot
quhen “shkencë” është pothuajse e pamundur të ngritesh dhe të jesh një
shkencëtar i mirëfilltë. Mija libra anë e kënd botës janë të mbushura me
të pavërtetat e tyre.

Neve na duhen qindra vite që të merremi
shkencërisht me veprat e tyre të shumta në botën e qytetëruar dhe
literaturën e tyre të gjërë e të shumëlloshme. T`ua gjëjmë pak nga pak
dromcat e shkencës e t`ua mbledhim këto të dhëna me duart tona. T`ua
japim “shkencëtarëve” e t`ua shpallim me vështirësi të vërtetën e
hidhur. Tu themi: O burra, kjo është është e vërteta jonë nga studimet
tuaja!…

Po e fillojmë këtë studim nga një studim
i bërë nga Universiteti i Kalifornisë lidhur me prejardhjen gjenetike
të popujve, ku është konstatuar se shqiptarët janë populli më autokton
në Ballkan, që nuk kanë asnjë lidhje me sllavët, por që kanë disa
ngjashmëri me helenët-grekët e vjetër. Sipas këtij hulumtimi të bërë nga
ata, shqiptarët janë popull shumë i vjetër dhe kanë një gjuhë të
veçantë. Sipas këtij studimi, shqiptarët, përgjatë shekujve kanë ruajtur
homogjenitetin, ndërsa për shkak të zhvendosjeve, migrimeve e
martesave, të dhënat gjenetike tregojnë se popujt e Evropës, kush më
shumë e kush më pak, të gjithë janë kushërinj të tyre. Shumica e popujve
në kontinentin e vjetër janë paraardhës të njëjtë apo të ngjashëm. Në
këtë grup bëjnë pjesë shqiptarët. Prejardhja e tyre ilire dhe gjuha
tërësisht e veçantë, i bën relativisht edhe më të veçantë. Peter Ralph
dhe Graham Coop janë dy studiues nga Departamenti për Evolucion,
Eko-logji dhe Biologji të Popullsisë në Universitetin e Kalifornisë në
SHBA, që në korrik të këtij viti kanë publikuar studimin e tyre të
quajtur “Gjeografia e fundit e prejardhjes gjenetike nëpër Evropë”, të
transmetuar në “Express” dhe të dhënë shkurtimisht në www.albinfo.ch.

Popullsia parahelene, autoktone e
Greqisë, ishin pellazgët. Shqiptari ka plotësisht të drejtë të ndihet
kryelartë që është trashëgimtar i denjë i genit dhe i gjuhës së
pellazgëve pjellëbardhë, i stërgjyshërve të tij më të lashtë.[1]
Ata janë stërnipërit më autentikë të pellazgëve, të dardanëve dhe
ilirëve të vjetër. Pellazgo-iliro-shqiptarët e ruajtën me mija vjet të
papërlyer genin e vet me bukuri të virtytshme. Kombi shqiptar e ka
prejardhjen e lashtë prej pellazgëve hyjnorë, që nga gjenealogjia e
botës. Pellazgët antikë nga epoka klasike e deri në epokën helene i
përfshin në katër degët e tyre: ilirët (duke i përfshirë aty edhe
dardanët), thrakët, epirotët dhe maqedonët.[2]

Kombin tonë e njohim nga shkrimet e para
dhe të vjetra të Homerit të verbët, që ishte pellazg nga Smirna e Azisë
së Vogël. Shkencëtarët e mëdhenj e mësojnë si i pari shkrimtar grek,
dhe jo shqiptar. Në atë kohë, nuk janë quajtur kështu shqiptarët. Nuk e
dinë shkencëtarët e botës se prej kujt dhe në cilën periudhë të
historisë jemi quajtur shqiptarë. Verbësia tek të lashtët lidhej me
largëpamësinë shpirtërore. Homeri ishte i verbër dhe nuk mund t`i
shkruante poemat e tij.[3] Prandaj, ato u ndryshuan nga të tjerët, nga ata që shkruanin dhe botonin në Greqinë e vjetër.

Sami Frashëri thoshte se shkronjat e para u sollën nga Kadmi, që ishte alfabeti i tij, alfabeti fenikas[4],
të cilit më vonë, sikuse flasin mjaft shkencëtare grekë dhe të botës,
të vjetërit grekë ia shtuan zanoret. Gjuha nuk mund të shkruhej pa
zanore. Dhe, askush nuk ia vënë gishtin kokës për ta gjetur të vërtetën.
Me bashtingëllore, pa zanore, nuk funksionon asnjë gjuhë. Prof. Dr.
Luftalla Peza dhe Mag. sc. Liljana Peza, në shkrimin e tyre “Pellazgët e
shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë në botë”, të botuar edhe si
referat i mbajtuar në Konferencën e parë mbi qytetërin pellazg, në
librin e përmbledhjeve, faqet 1-3, Tiranë 21-22 tetor 2011, dhe i botuar
pas në librin “Qytetërimi Pellazg/Konferenca e I-rë”, Tiranë 2011, faqe
1-4, thonin se “alfabeti pellazg i kishte të dyja, zanorat dhe
bashkëtigëlloret”[5].
Mbishkrimet e lashta pellazge dhe etruske kanë ndër të tjera shumë
ngashmëri të madhe me gjuhën e sotme shqipe, e jo greke, siç thuhet sot,
sepse ajo nuk mund t`i deshifronte këto shkrime, p.sh. Stelën e
Lemnosit, në Kretë[6].

Pellazgët e vjetër dhe etruskët kishin
ngashmëri në të gjitha senset, pra në gjuhë: të dy palët (pellazgët dhe
etrusket) kanë përdorur formën bustrofedike të shkrimit, nga e djathta
në të majtë[7].
Gjuha e sotme që e flasim ne, gjuha shqipe, është gjuha e vjetër
pellazge, është gjuha e parë në botë, më e vjetër se “grekët” dhe
“greqishtja”, të ardhur këtu për ta zhdukur kombin e vjetër, që diti ta
ruaj të folurën e pëllazgëve deri në ditët tona, dhe është e përbërë nga
tosket (etrusket) dhe gegët (malësorët).

Të gjitha mbishkrimet e Vinçës,
Tartarias (Rumani), Dispilos (Greqi) tregojnë se shkrimi me germat e
alfabetit pellazgo-etrusk është përdorur në mijëvjeqarin e 6 p.e.s. në
tërë rajonin e Ballkanit. Ky shkrim është më i vjetër se shkrimi
piktografik shumer, i thënë në anglishte “Protosumerian picktograpfic
script” nga Uruku i Bagdatit (Siri), që është konsideruar se është
shkrimi më i vjetër në botë, që daton rreth viteve 3300 p.e.s. dhe
alfabetit egjiptian, që datohet rreth vitit 2000 p.e.s. Shkrimi,
alfabeti dhe kultura pellazge përbëjnë qytetërimet më të vjetra të
botës. Gjuha pellazge, shkrimi dhe alfabeti i saj, të gjetuara kohët e
fundit, përbëjnë thelbin kulturor të qytetërimit të lashtë pellzgjik. Ai
shfaqet e dokumentohet rreth 12.000 vjet p.e.s.[8]

Me këtë rast, do të përmendim edhe një
faktografi, sa i përket formimit të gjuhëve indo-evropine. Edhe pse këtë
familje të gjuhëve indo-gjermane ose evropiane e quajmë diskutabile dhe
nuk ka gjuhë përpos pellazgjishtes së vjetër që do të mbushte mbi 50%
të gjuhës-nënë në vendet e mbledhura nga Evropa deri në Indi, një
vështirësi të madhe paraqitet identifikimi i vazhdimësisë historike të
gjuhës shqipe. Njëherë për njëherë na paraqet vështirësinë e parë
dokumentimi i shkrimit të kësaj gjuhë para shekullit të 15[9]
apo mundësia e jonë për ta dokumentuar këtë, pasi kemi kaluar errësirën
shekullore të perandorisë osmane; dhe veshtirësia e dytë, mund të jetë
fakti se metoda e shkrimit të pellazgishtes së vjetër ka qenë forma
bustrofedike, nga e djatha në majtë, gë që është “gjë e pa njohur” për
studiusit e gjuhës së vjetër pellazge. Prandaj, fatkeqësia qëndron se
shkecëtarët nuk e njohin sa duhet këtë gjuhë, as historinë e pellazgëve
të vjetër dhe kanë pak mjete për ta dëshmuar këtë.

Një metodë që ka hedhur “në pah fakte
origjinale” na paraqet pema e diferencmit të gjuhëve indo-evropiane.
Fjala është për sistemin e gjeneve, HLA-në, që ka pasur të evidentojë
trungjet e përbashëta dhe degëzimet e veçanta të gjuhëve indo-evropiane
dhe ka vërtetuar që gjuha shqipe është një degë e veçantë në trungun e
gjuhëve indo-evropiane, e cila është e ndarë nga gjuhët e tjera të
paktën 4000 vjet që përpara dhe dokumentohet uniteti gjenetik i kombit
shqiptar kudo që jeton, midis gegëve dhe toskëve. Përkundër sistemit të
gjeneve, HLA-në, një metodë tjetër e kanë përdorur shke-ncëtarët
amerikanë nga Universiteti i Kalifornisë, Ralph dhe Coop, në korrik të
këtij viti. Kjo është medoda e biologjisë molekulare, që na dërgon në
shqyrtimin e historisë së vërtetë të pellazgëve të lashtë parahistorik
dhe lidhjen e tyre direkte me shqiptarët e sotëm.[10] Por, le të shohim si është themeluar kombi shqiptar:

-Pas antikitetitit të hershëm u krijuan
shumë popuj apo kombe nga populli apo fisi më i madh i pellazgëve:
ilirë, epirot, helenë, maqedonë, thrakas, hitit, etj. Në Mesjetë, pas
antikitetit të vonshëm, nga gjiri i fiseve të kombit të madh
pellazgo-ilir u krijuan shtete kombëtare, të cilat gradualisht e muarën
emrin më të njohur të fiseve prej nga rrjedhnin apo të rajoneve natyrore
ku jetonin. Pra, janë pellazgo-ilirët prej nga rrjedhin shqiptarët e
sotëm që na interesojnë më tepër se çdo gjë tjetër, dhe sidomos pranë
nesh armiqtë fqinjë. Ajo që më së shumti na preokupon, është emri
“shqiptarë”, se prej kujt dhe kur e kemi marrë.

-Për herë të parë na ka quajtur kështu Pirro Ajakidi (Pirhos-II), nga Epiri, mbreti molos i Epirit,[11] që ka jetuar në vitet 319-272 para Krishtit[12],
“fëmijet e shqiponjës”, pra “bijtë shqiponjës”, që veten e quanim “jemi
bijtë e shqipes”. Emri SHQIPTAR, sipas disa dijetarëve rrjedh nga emri
SHQIPONJË. Shqiponja në sistemin e hieroglifeve të alfabetit fonetik
egjiptian, të shkrimeve të para të njerëzimit, të krijuara nga kumtari i
zotave; nga themeluesi i shkencës së lashtë fetare dhe laike; THOTIT[13],
që njërëzit e quanin TATIT (t`Atit, ati i jonë), paraqet hieroglifin e
parë, Ain-shqiponjë. Shqiponja simbolizonte krijuesin e të gjitha
krijesave, simbolizonte ZOTIN, dhe ka edhe sisteme të tjera të
alfabeteve nëpër botë[14].
Ne ishim dhe mbetën “shqiptarë”, nga “shqiponja”, jo sepse e flitshim
“gjuhën shqipe”, por sepse qemë në kualitetet e qenies së Zotit në tokë.
Kjo gjë është kryesorja, e jo gjuha, që atëherë, na la të quhemi:
shqiptar.

-Shqiptarët e quajtën Pirron “Burri”, një trim kreshnik[15].
Ishte një prijës kreshnik, si të gjithë shqiptarët. Edhe sot e kësaj
dite e ruajnë të gjallë këtë mbiemër në Zvicër qindra familje “Burri”,
të shpërdarë në të gjitha kantonet. Aty gjendet shqiponja me dy krerë,
që është nëpër disa kantone si flamur, dhe me një kokë, në të tjerat.
Pjesëtarët e kësaj familje qenë prijës dhe princa në luftimet e Zvicrës.
Pirro Burri (Pirhos II) e mbante përkrenaren me shqiponjë si Akili dhe
Zoti i madh (Zeus), që grekët e shtrembëruan në emrin Cojs (Zeus), dhe
nuk e dinë çka do të thotë, por simbolizon hyjnin e madh nga Dodona, të
cilin “grekët” e huazuan nga e folmja e pellazgëve.

-Shqiptarët e përbënin rrjetin apo
suiten e tij të përkryer nga Epiri, gjatë tërë jetës së tij, që nga
luftërat e tij të pafundme.

Peter Ralph dhe Graham Coop, në studimin
e biologjisë molekulare “Gjeografia e fundit e prejardhjes gjenetike
nëpër Evropë”, i krahasojnë shqiptarët me greko-helenët, sepse kanë
“disa ngjashmëri me helenët-grekët”[16],
por këta autorë dhe lexuesit e këtij shkrimi nuk e dinë se helenët e
vjetër ishin paganë, por jo ortodoksë dhe nuk ishin grekë. Grekët e
mëvonshëm nuk mund të bënin kurrë popullin pagan, që nuk ishte popull i
tyre, përveç emrit, dhe ky shtet i tyre u bë shtet teokratik, i ngritur
me dredhi tepër dinake e vrastare mbi pellazgo-iliro-shqiptarët[17].
Ne rrojmë prej kohësh të vjetra në një pjesë të rrudhur shumë të tokave
tona, rreth maleve të larta të Shqipërisë, në atë pjesë që ndodhemi
autokton deri në ditët e sotme, të shpëtuar mjerisht nga dhunimet
mijëvjeqare dhe të papritura të armiqve tanë më të urryer:
greko-bullgaro-serbëve. Iliriciteti i epirotasve dhe maqedonasve nuk ka
diskutim.[18]

Katër tezat që ka nxjerrë Elena Kocaqi, nga veprat e veta janë këto:

1. Popullsia që ka banuar Evropën prehistorike dhe antike ka qenë e origjinës pellazgo-ilire.

2. Origjina pellazgo-ilire është e kombeve antike evropiane, duke përfshirë atë romake dhe para-helene dhe antike helene.

3. Origjina ilire është origjina ilire e shumë kombeve të evropës.

4. Shqipja apo dialektet e saj ka qenë gjuha që ka foluar popullsia evropiane nga janë krijuar gjuhët ervropiane.

Pellazgët,
Thrakët, Brigët, Ilirët, Dardanët (Trojanët), Frigjianët, Lidianet,
Hititët dhe Karianët qenë fise të njëjta, të një gjaku. Thrako-ilirët
përfaqësonin një popullsi homogjene nga ana etnike dhe gjuhësore.[19]
Thrakët, Dardanët (stërgjyshërit e Trojanëve dhe kosovarëve të sotëm),
Frigjianët, Etruskët dhe Epirotët, duke mos cituar të tjerë, që të
gjithë janë ilirë. Territori i stërgjyshëve të shqiptarëve, dikur
shtrihej nga brigjet e Danubit deri në Detin Egje dhe nga deti Adriatik
deri në Detin Zi dhe Anatolli.[20]Shqiptarët
e sotëm-janë dega e fundit e Pellazgëve në Evropë. Turshas (Etruskët),
Dardanianët apo Teukrët (Trojanët), Hititët, Filistinët (Peleshtim,
Peleset)”[21],
ose Palesët apo Palestinët, apo Popujt e Detit, siç e quanin vetën
ndonjëherë, sepse jetën e kalonin nëpër to, shtriheshin prej Detit të
Zi, Detit Egje, Detit Jonian, Detit Mesdhe, në të dy anët e detit
Adriatik, Alpet Austriake dhe Zvicërane, duke përfshirë tërë teritorin e
Evropës nëpër Oqeanin Atlantik e deri në Detin Balltik. Ne dallojmë
disa nga këto fise, si psh. Visigotët, Frankët, Svevët, Gotët, Vandalët,
Alamanët, Sanksonët, që praktikonin zakone dhe tradita të vetat dhe
ishin nëpër tërë territorin e sotëm të Evropës.

Territori i pellazgëve ka qenë territori
historik paraevropianë. Zanafilla e tyre është pjesërisht në territorin
e sotëm të Greqisë. Jo rastësisht janë popujt e Evropës, që i kërkojnë
në atë vend zafillën dhe gjurmët e veta, edhe pse nuk e harrojnë
Thrakën, Azinë e Vogël, Rumaninë, Madeqoninë, Kosovën dhe Shqipërinë.

Epirotët
përfijnë Thesprotinë e lashtë, Molosinë dhe Kaoninë. Ajo kishte si
kufij Ilirinë në veri, detin Jonian në Përdëndim, gjirin e Ambrakisë në
Jug, vargmali i Pindit në juglindje, në verilindje vendin e
eleminiotëve, eordëve dhe orestëve (popuj thrako-ilirë), dhe më tej, në
lindje Maqedoninë[22].
Kuretët dhe Arianët ndodheshin në truallin e vjetër që quhej më parë
Pellazgia. Kuretët e vjetër kanë qenë mbrojtësit e Zeusit fëmi, deri kur
„u rrit Ai“. Ata janë të parët që ia kanë dhënë emrin Kretës në Greqi[23]
(vendi i parë Kuretëve), dhe në vonë janë detyruar të vinë nëpër të dy
anët e detit Adriatik deri në Itali e Austri, të njohur atje si Retët,
sepse ishin të ndjekur dhe të luftuar kryesisht nga të ardhurit në
Greqi, fiseve të Libisë. Duke qëndruar në malet e larta të Alpeve
austriake deri në Zvicër, mendonin se “po i afroheshin më shumë Zotit
/Zeusit”, sikur bënin më parë në pjesët e larta të Shqipërisë e Greqisë,
që quheshin Alpe, prandaj janë quajtur edhe “Alpet Rhetike”.[24] Alpet austiake janë të mbushura me toponime, oronime, hidronime të zanafillës ilire.[25] Në Zvicër, për ta themeluar Zvicrën, janë bashkuar Reto-romanët, tiçinezët, frankët, galët[26], helvetët[27], etrusket dhe gjermanët. [28] Si pikënisje, e kishin shtetin shumëkombësh, siç e kishte e tërë Iliria…

Prej fiseve u krijuan lidhjet e fiseve.
Fiset vinin shpeshherë në konflikt me njëra tjetrën, nga shfrytëzimi i
tokave pjellore, i kullosave, i ujit, pyjeve, apo i tokës që ishte shumë
pjellore me gjëra të ndryshme. Ajo kishte minerale të jashtëzakonshme,
që i ka gjetur njeriu i parë nën sipërfaqe, në greminat, dhe u mësua që
të gropojë dhe lindën më vonë minierat. Kështu, duke u shtuar lidhjet e
fiseve u krijuan shtetet e para dhe shpesh ishin në konflikt me njëra
tjetrën, sa u përkiste territoreve dhe të mirave materiale.

Pellazgët i kanë mësuar të ardhurit nga
fise dhe popuj të tjerë për ndërtimin e kullave, të qyteteve, të
shfrytëzimit të tokës, të nxjerrjes dhe shitjes së mineraleve, etj.
Atyre ua mësuan kulturën e tyre të veçantë të mbrojtjes dhe të luftimit,
pra të ardhurve nga Libia, Siria dhe Egjipti. Nga Siria dhe Egjipti
kishin marrë me vete një pjesë të popullsisë iliro-pellazge, të shkuar
në ato kohëra të vjetra në Egjipt dhe Siri, që njiheshin nga të ardhurit
e tjerë të Libisë, që përfaqësonin racën e zezë. Greqia e vjetër nuk ka
qenë “e grekëve”, por e pellazgëve. Të ashtuquajturit “grekë” janë
ardhacakë nga Libia (e cila ka shënuar atëherë tërësisht kontinentin e
Afrikës), Siria dhe Egjipti. Pellazgët, baballarët e ilirëve, nga të
cilët ne e kemi origjinën tonë dhe gjithë popujt e Evro-Azisë, që kanë
të njëjten origjinë, përfaqësojnë ngjyrën e bardhe evropiane.

Në studimet tona të vjetra kafkat
zbulojnë të fshehtën e pellazgo-ilirëve. Pellazgo-ilirët dhe shqiptarët e
kanë kafkën më të madhe në Evropë (mbi 80, pra 85-90), një kafkë
bracikefale, që dallon shumë prej kafkave të serbëve dhe të grekëve, të
cilët kanë ardhur nga Rusia, Azia dhe Afrika. Shqiptarët, siç thonë P.
Rolph dhe G. Coop se nuk kanë asgjë të përbashkët me sllavët, në teorinë
e tyre molekulare. Këtë e dëshmon Prof. Genc Sulçebe me teorinë
gjenetike kur thotë se ditanca gjenetike në mes të serbëve dhe
shqiptarëve është tepër të dukshme. Kolonizatorët, në dheun tonë, e kanë
kafkën e tyre nën 75-80, pra janë mezocefalas.[29]

Sot e flasim gjuhën shqipe, që është
afërsisht gjuhë e vjetër e pellazgëve hyjnorë, që ditëm ta ruajmë me
mundim të veçantë deri në ditët tona dhe të deshifrojmë edhe geqishten e
vjetër, sado që ka një kaligrafi tjetër gjuhe. Gjuha shqipe është
vazhdim i gjuhës pellazgjike. Shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve të
vjetër parahënorë. Gjuha shqipe është gjuhë japetike (në vend se t`i
thomë është indo-evropiane) dhe shqiptarët janë të prejardhjes nga
popujt japetikë. Gjuha shqipe bën pjesë në gjuhën pellazgjike. Ajo është
në bashkëfisërinë (homoethinë) japetike.

Në vrazhdë të kësaj, shqiptarët flasin jo “një gjuhë tepër të veçantë” [30],
por gjuhën më të vjetër, gjuhën shqipe, dhe është popull jo semitik,
pra është japetik. Shqiptarët janë një popull i stërlashtë, janë populli
më i vjetër i Gadishullit Ballkanik. Janë një popull paragrek dhe
pasardhës i denjë i pellazgëve[31].
Prej kohëve parahistorike banojmë në këto vise dhe jemi tekstualisht
autoktonë. Të parët tanë kanë qenë burra mjaft të shquar të njerëzimit.
Kjo është e vërteta e prejardhjes së kombit shqiptar.

Dijetari francez, Robert d’Angely, në
veprën e tij „Enigma“ shpjegon se „territoret që përbëjnë Jugosllavinë e
sotme… banoheshin qysh prej prej kohëve që nuk mbahen në mend nga
pellazgët, … të cilëve autoktonët u dhanë emrin ilirë… Me këtë emër ata
zinin

gjysmën përëndimore të Gadishullit
Ballkanik, që nga bregu i djathtë i Danubit në veri, deri në Epir në
jug… Ishin breukët… që zinin brigjet jugore të Savës; në verilindje të
Bosnjës ishin japodët; liburnët banonin në brigjet e Dalmacisë dhe
ishujt; ardienjtë ose vardenjtë, që jetonin në të dy anët e malit
Makarsa; daversët afër Nerentës (Neretvës) përdornin monedha bakri, që
kishin si emblemë një anije; në trevat e Malit të Zi banonin
diokletiatët; fqinjët e tyre, labeatët, jetonin afër brigjeve të liqenit
të Shkodrës dhe nga ana e vet kishin si fqinjë pirustët, të cilët
ushtronin mjeshtrinë e metalurgëve. Më në brendësi ishin vendosur
aktariatët, armiq të ardiejve, dhe parthinët, që grupoheshin rreth
Uzhicës dhe adhuronin Zeusin Parthen si mbrojtës të tyre. Në luginën e
epërme të Vardarit dhe Drinit të Bardhë, në fushën e Kosifopejdonit ose
të Shkupit dhe në rajonin e Nishit shtriheshin të famshmit dardanë…, si
popullsi tjetër qenë delmetët ose dalmatët, të cilët kishin krye-qytet
Delmeniumin… dhe si port qytetin Salon (Spliti i sotëm). Po në atë epokë
romake kishte gjithashtu popujt e tjerë të fortë: dasaretët, ditionët,
taulantët, sardeatët, e të tjerë…“[32]
Në brendi të Shqipërisë jetonin disa fise të vogla, por mjafton të
përmendim atë që është berë më i njohur, albanët, dhe në maqedoninë e
vjetër, enkelejtë dhe paeonët . Kështu quhej më parë Maqedonia…

Popullsia ilire që shtrihej në trevat e
veta jetonte nëpër fise. Ato vinin shpeshherë në konflikt me njëra
tjetrën për shkak të tokave pjellore, kullosave, ujit apo pyjeve. Në
rast se atyre u kërcënohej rreziku nga popujt e tjerë, ata bashkoheshin
dhe luftonin së bashku kundër armikut. Gradualisht kështu u formuan me
kohë lidhjet e fiseve. Lidhjet e fiseve në fillim kanë qenë vetëm të
përkohshme. Më vonë, lidhjet e fiseve u forcuan dhe prej tyre u krijuan
shtetet e para ilire. Banorët e Ilirisë ishin të barabartë[33].

Ndër fiset më të mëdha pra kanë qenë
dardanët që shtriheshin në përëndim të Moravës deri te rrjedha e sipërme
e lumenjëve Pek dhe Timok, dhe në viset lindore deri përtej Nishit.
Dardanët shtriheshin në tërë Kosovën e sotme dhe një pjesë të madhe të
Maqedonisë, në veri dhe përëndim. Kjo trevë quhej Dardania[34].

Vllehtë, që banonin aty, kanë qenë
konglomeratë i dardanëve (ilirëve, shqiptarëve) dhe të turqëve të
romanizuar në pikëpamje gjuhësore[35].

Serbët avatarë (avarë) dhe sllavë, u
vendosën në shekullin e VI në jug Danubit, në rrethinën e Smederevës së
sotme. Atëherë, nuk përmendeshin serbët. Nuk ekzistonin serbët.
Historiografia “serbe” e mbolli kështu emrin e tyre. Serbët “lindën” më
vonë me kishat bizatine dhe “gjuhën ilire” të “shpikur” prej Cirilit dhe
Metodit, që kanë qenë evrej të Greqisë dhe të shkolluar në Bizant.

Avarët (avatarët) dhe peçenegët kanë
qenë si kalorës mercenarë që ti shërbenin administratës bizantine, për
të penguar dyndjen e barbarëve të tjerë në brendësi të Gadishullit
Ballkanik. Numri i tyre i vogël u shkri me popullatën vendase, me fiset
ilire: mezët, tribalët, dardanët, etj. Avarët/avatarët, që më vonë e
morën emrin serbë, e kanë prejardhjen nga Himalajët dhe i përkisnin
fisit turk –avar. Ndonjëri flet për zhdukjen e avarëve, si psh.
historiani amerikan mbi Ballkanin, Ferdinand Schewill, në veprën e tij
“Ballkani-historia dhe qytetërimi”, në të cilën, për kundërshtim të
Prof. Dr. Skender Rizajt, në fund të shekulllit të shtatë dhe të tetë,
këtë gadishull ua lë në duar sllavëve, të ardhur nga teritori-mëmë i
sllavëve në Ballkan, djerrina e lumit Pipet, në veri të qytetit
ukrahinas të Kievit [36]
, pa e llogaritur se sllavët erdhën dhe u përzinë me avarët, duke u
kthyer nga grabitës në banorë që ngulën rrënjë nëpër territoret e
pushtuara.

Peçenegët vinin nga rrethinat e maleve
Karpate. Ai nuk i zë fare në gojë. Fiset e dyndura nga Azia Qendrore në
Gadishullin Ballkanik nga shekulli VI e deri në shekullin e XIII, u
takonin fiseve turke, si psh. avarët, peçenekët, oguzët, magjarët,
gaguzët, etj. Nga oguzët i kemi turqit gaguzë të Rumanisë dhe të
Bullgarisë, që janë ortodoks dhe flasin turqisht; nga magjarët i kemi
hungarezët e sotëm dhe shtetin e tyre Hungaria (Ma-gjaria); emri bullgar
ka dalur nga fjala turke: të përzier; ndërsa emri vllah ka dalë nga
fjala turke: kalorës nomad[37].

Për këtë arësye pra serbët kanë qenë
pjesërisht kalorës mercenarë të avarit, që Perandoria Bizantine i ka
pranuar si nomadë për të mbrojtur kufirin e epërm nga dyndjet e
mëvonshme, dhe pjesërisht nga pakicat e tjera, peçenegët, sllavët,
jevgjitët, evrejët, etj. që u asimiluan me avarët (avatarët) për t`u
kthyer në luftë kundër ilirëve, si kategori sociale e popullsisë ilire,
dhe mezi e prisnin rastin të “çliroheshin” njëherë e përgjithmonë. Edhe
kroatët e shekullit të VI-VII, qenë vendosur si kalorës mercenarë të
Perandorisë Bizantine në kohën e Jusinianit I, me qëllim që të mbronin
kufirin nga dyndjet e Gadishullit Apenin. Ata u shkrinë shpejtë me
dalmatët, istrianët, etj. dhe kanë rrënjën ilire, gëzojnë trashëgiminë e
tyre, veçanërisht të dalmacisë, por emri i tyre ka rrjedhje prej
herv-ati=kalorës nga Hervi, që është një qytet në Afganistan. Ky popull e
ka marrë këtë emër më vonë, për tu distancuar prej serbëve katolikë
ortodoksë, sepse ishin katolikë romakë dhe në bazë të tij kemi kombin
hervat dhe shtetin hervat-kroat (Hervatska)- Kroacia[38].

Emri i vjetër i madeqonisë “makedonia”
ka prejardhje ilire, shqipe dhe është me liqenj të Prespës, Ohrit dhe
Dorianit. Emri make-d-oni-a do të thotë onë, anë=dheu, pra territor me
makëra; sepse mak-ë, ra janë bimë uji që rriten pranë bregut të liqenit
mbi gurë si fije mëndafshi me ngjyrë të gjelbërt, alge)[39] ka shpjegim në gjuhën shqipe.

“Kombi maqedon” është tërësisht një komb
artificial i krijuar nga sllavo-bullgarët dhe shqiptarët ortodoksë, me
vllehtë dhe fise tjera turke (komanët, peçenekët, etj.) të ortodoksuar,
kurse maqedonishtja është formuar nga elementet e shqipes, vllahishtes
dhe turqistes [40], që flasin bullgarisht, me fjalë të zgjatura, me “ta-ta”-të e dyfishuara.

Antroponimet, toponimet dhe
mikrotopnimet „sllave“ nga territoret tona nuk janë sllave, por janë
ortodokse dhe bogumile (patarene) në faltoret e të cilave përdorej gjuha
kishtare e formuar nga Qirili dhe Metodi. Në Ballkan kanë ardhur në mes
të shekujve VI e XIII fiset avare, mongole, peçenegët, dhe sllavët dhe
janë asimiluar e jo zhdukur, siç thotë pa arsyetim shkencetari i njohur
amerikan, Ferdinant Schewil[41],
me pakicën e skllavëve, të jevgjitëve, të ebrejve, të vllehëve në këto
anë. Ata janë shkrirë me popullsinë vendase ilire, duke kryer simbiozën
etnike, me ç’rast mbizotërojnë veçoritë antropologjike të pellazgo-
iliro-shqiptarëve. Shqiptarët, dallohen nga popujt sllav. Të thënë
tekstualisht, ata kanë qenë mbizotërues dhe janë edhe sot.

Serbishtja, si gjuhë kombëtare dhe
letrare e serbëve është krijuar nga Vuk Kara-gjiqi, në shekullin XIX,
ndërkaq përmendet ajo gjuhë nga gjysma e dytë e shekullit XII. Shqipja
ka qenë gjuhë familjare dhe popullore deri në shekullin e XIX, e në disa
familje serbe, deri në ditët tona. Gjuha kishtare u formua nga Qirili
dhe vëllai i tij Metodi, në Moravi, në vitin 864, në një mision të
veçantë. Këta dy murgj evrej (që thirren sot jahudi, izraelitë) nga
Selaniku, për të përkthyer pjesë të Biblës dhe të liturgjisë, përdorën
një gjuhë që mund të flitej në rajonet skllave të Maqedonisë, të cilën
nuk e kuptonin “moravët e Ballkanit”. Pra, rezultatet e tyre të
sllavishtes maqedone ishin më tepër se zhgënjyese, sepse nuk shkruhej
aspak në atë kohë[42], e jo në shekullin e XI, siç e thotë këtë gjë Fatbardha Demi, por në shekullin e IX.

Ata e quajtën këtë gjuhë „Gjuhë ilire“(Illyrika Lingua), sepse po formohej për të krijuar kulturën dhe gjuhën e veçant

sllave-ballkanase nëpër territoret ku
flitej gjuha ilire. Kësisojit, me “të drejtën e fituesit, të
ngadhnjimtarit” justifikohej çdo pretendim territorial, çdo pretendim i
trashëgimisë, i origjinës, i pasurisë, asaj kulturore, arkeolo-gjike,
historike etj, e deri te ajo gjuhësore[43].

Më vonë nga pansllavizmi i lëshuar si
„lëvizje e të gjithë sllavëve“, nga pansllavizmi, në të cilën u kyqën
popujt e ballkanit që mbanin veten të këtillë, është quajtur „gjuha e
vjetër sllave“. Serbët, ngaqë kishin sjellur nga Azia Qendrore një sekt
të krishterizmit, të cilën papati e quante „skizmë“, atëherë ithtarët e
kishës ortodokse ku përdorej „gjuha ilire“ quheshin serbë, pa marrë
parasysh se në cilën pjesë të Ballkanit jetonin ata dhe vepronin, pa
marrë parasysh etnikisht nëse ishin shqiptarë, turq apo vlleh [44].

Tri fetë janë krijuar nga ne dhe janë hakmarrë deri në fund mbi shqiptarët.[45] Feja e shqiptarit është kurdoherë Shqipëria, thotë i ndritëshmi, Vaso Pashë Shkodrani.

Kjo është prejardhja e kombit shqiptar,
origjina dhe territoret që ka zënë dikur. Njëkohësisht, flitet për
armiqtë e tij shekullorë.

















[1] Sotir Lashova, „Pellazgët / Stërgjyshërit e Kombit Shqiptar“, Tiranë 2007, faqe 29.



[2] Aref Mathieu, “Mikenët-Pellazgët, Greqia e vjetër apo zgjidhja e një enigme”, Plejada, Tiranë 2008, faqe 203.



[3] po aty, faqe 498.



[4] Shiko artikullin te www.pashtriku.org,
prej Sami Frashërit, “Grekëria ishte vendi i stërgjyshërvet tanë
ilirëvet”, apo librin e Aref Mathieu, “Mikenët-Pellazgët…”, faqe
419-426.




[5] Dr. Luftulla Peza dhe M. Liljana Peza, “Pellazgët e shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë në botë”, atikull në www.pashtriku.org.



[6]
shiko librin e Nermin Vlora Falaskit, “Pellazgët, ilirët, etruskët dhe
shqiptarë-/Qytetërimet e lashta mesdhe-tare”, Faik Konica, Prishtinë
2004.




[7] shiko shkrimin e Prof. Dr. L. P. dhe M. L. P, në shkrimin e cituar, www.pashtriku.org.



[8] shiko në këtë punim, në www.pashtriku.org.



[9] shiko më mirë librin e Robert Elsie, “Historia e letërsisë shqiptare”, Dukagjini, Pejë 2001



[10] shiko shkrimin e Prof. Genc Sulçebes, “Fakte gjenetike që hedhin në dritë mbi lashtësinë autoktone të popullit shqiptar”, www.pashtriku.org.



[11] Aref Mathieu, “Mikenët-Pellazgët…”, faqe 216.



[12] Elena Kocaqi, “Albanët-Pellazgo-iliro-shqiptarët me famë botërore”, Tiranë 2008, faqe 116-125.



[13] Xhyzepe Katapano, “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, Faqe 83.



[14] Prof. Dr. Skender Rizaj, “Shqiptarët dhe serbët në Kosovë”, Zëri, Prishtinë 1991, faqe 9.



[15] Aref Mathieu, vepër e cituar, faqe 479.



[16] “Shqiptarët, popull i veçantë në Evropë”, www.albinfo.ch, 23.08.2012



[17] Elena Kocaqi, “Planet për zhdukjen e shqiptarëve”, Tiranë 2009, faqe 85.



[18] shiko veprën e Dr. Arsim Spahiut, “Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotëve”, Tiranë 2006.



[19] Aref Mathieu, “Mikenët-Pellazgët…”, faqe 203



[20] po aty, faqe 12.



[21] po aty, faqe 22.



[22] Po aty, faqe 204.



[23]
Brahim Avdyli, “Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj në
marrëdhëniet ndërkombëtare”, teza e magjistraturës, dorëshkrim, botuar
me disa ndryshime në “Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj”, Brezi
`81, Prishtinë 2011, theksuar shkurtimisht të pjesa “Shpëtimi i rinisë
shqiptare në Zvicër”, po aty.




[24] Aref Mathieu, vepra e cituar, faqe 183.



[25] vepra e cituar, faqe 192.



[26] vepra e cituar, shiko faqet 261-267.



[27] vepra e cituar, shiko faqet 268-269.



[28] vepra e ciuar shiko faqet 277-283.



[29] Elena Kocaqi “Roli pellazgo-ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane”, Tiranë 2005, faqe 98-99.



[30] shiko artikullin e përmendur të albinfo-s.



[31] Spiro Konda, “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, Tiranë 1964, apo Tiranë 2011, faqe 485-486.



[32] Robert D’Angely, „Enigma/Nga pellazgët te shqiptarët“, Toena, Tiranë 1998, faqe 241, 242, 243.



[33]
Dr. Fehmi Pushkolli, „Programet e Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare të
Kosovës prej Lidhjes së Prizrenit deri te Kuvendi i Kaçanikut“, Zëri i
Rinisë, Prishtinë 1991, faqe 9-10




[34] Shiko librin e Mark Krasniqit, „Rrënjët tona etnike“, PSHDK, Prishtinë 2002, faqet 11-12



[35] . Dr. Skender Rizaj, „E drejta historike e shqiptarëve për vetvendosje“, Qendra e Mendimit Pozitiv, Prishtinë 2005, faqe 10.



[36] Ferdinand Schewill, “Ballkani-historia dhe qytetërimi”, Eugen, Tiranë 2002, faqe 73.



[37] Prof. Skender Rizaj, “E drejta historike…”, në fusnotë, në faqet 25 e 26



[38] Po aty, në fusnotë, faqe 26



[39] Po aty, në fusnotë, faqe 28



[40] Po aty, në fusnotë, faqe 27



[41] Shiko veprën e Ferdinand Schevillit, “Ballkani…”, faqe 71



[42] John Julius Norwich, “Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie 330-1453″, Eugen, Tiranë 2005, faqe 40- 41.



[43] shiko shkrimin e Fatbardha Demit, “Ideologjia politike e historiografisë Europiane”, te www.pashtriku.org.



[44] Prof. Dr. Skender Rizaj, vepra e cituar, në fusnotë, faqe 27



[45] shikoni në mënyrë të pashkëputur shkrimin tim, për këtë temë.






/Prishtina Press/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi