Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

SHBA, lindja e fëmijëve me dy nëna, e mundur brenda 3 vjetëve të ardhshëm Empty SHBA, lindja e fëmijëve me dy nëna, e mundur brenda 3 vjetëve të ardhshëm

Thu 25 Oct 2012 - 20:15
SHBA, lindja e fëmijëve me dy nëna, e mundur brenda 3 vjetëve të ardhshëm Femije-me-dy-nena-320x179Një teknikë shkencore zëvendëson pjesë të ADN së ovulës së nënës me ato të një dhurueseje për të shmangur transmetimin e sëmundjeve të trashëgueshme
Nëna, babai dhe një nënë tjetër. Tre prindër biologjikë, secili me pjesën e tij të ADN në embrionin e fëmijës që do të vijë në jetë. Duket si fantashkencë ose si një eksperiment i rrezikshëm, por në fakt është një realitet që ka të bëjë me parandalimin e trashëgimin nga nëna te fëmija të rreth 6 mijë sëmundjeve të lidhur me keqfunksionimin e qelizave.

Mes tyre mund të përmendim verbërinë, epilepsinë, vonesën mendore apo sëmundje të veshkave të cilat trashëgohen nga nënë te fëmija 1 në 5000 mijë raste. ADN e prindit të tretë, në fakt përbën më pak se 1 për qind të ADN së fëmijës që do të vijë në jetë dhe në këtë mënyrë i porsalinduri nuk do të mbart asnjë shenjë të dukshme të trashëgimisë gjenetike të implantuar in vitro.

Eksperimenti është realizuar paraprakisht nga Universiteti i Shëndetit dhe Shkencës në Oregon, SHBA.
Sipas drejtuesit të studimit, Shoukhart Mitalipov, tashmë është arritur të krijohen në provëz disa embrioni dhe fëmijët e ngjizur me këtë mënyrë do të mund të lindin normalisht brenda tre vjetëve në vazhdim.

Teknologjia e re bazohet në zëvendësimin e mitokondrisë së dëmtuar me atë të një donatori të shëndetshëm. “Prindërit i transmetojnë gjenet e tyre përmes ovulës dhe spermës, – shpjegon Mitalipov, – duke i zëvendësuar pjesët defektoze me pjesë normale, keqfunksionimi arrin të kurohet përpara ngjizjes. Zëvendësimi bëhet përpara se ovula të fekondohet nga sperma”, – përfundon studiuesi.

Një eksperiment i ngjashëm ishte arritur me sukses në Britani në vitin 2008, dhe në sajë të tij ishte bërë i mundur krijimi i majmunëve të shëndetshëm nga prindër bartës të sëmundjeve të trashëgueshme. Ndërkohë, edhe eksperimentet e para tek njeriu kanë rezultuar të suksesshme, çka u jep shpresë shkencëtarëve se teknika e re do të shënojë një evolucion të vërtetë në fushën e mjekësisë, duke parandaluar lindjen e fëmijëve jo të shëndetshëm.
Burimi: g.shqip
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

SHBA, lindja e fëmijëve me dy nëna, e mundur brenda 3 vjetëve të ardhshëm Empty Re: SHBA, lindja e fëmijëve me dy nëna, e mundur brenda 3 vjetëve të ardhshëm

Thu 25 Oct 2012 - 20:18
Bo ca kacurreli
Rrukie
Rrukie
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 2087
<b>Hobi</b> Hobi : me gjet gjinin e dhelpres hahahah
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kudo
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/05/2012

SHBA, lindja e fëmijëve me dy nëna, e mundur brenda 3 vjetëve të ardhshëm Empty Re: SHBA, lindja e fëmijëve me dy nëna, e mundur brenda 3 vjetëve të ardhshëm

Thu 25 Oct 2012 - 21:23
SHBA, lindja e fëmijëve me dy nëna, e mundur brenda 3 vjetëve të ardhshëm 2585209286
Sponsored content

SHBA, lindja e fëmijëve me dy nëna, e mundur brenda 3 vjetëve të ardhshëm Empty Re: SHBA, lindja e fëmijëve me dy nëna, e mundur brenda 3 vjetëve të ardhshëm

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi