Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Clinton, në 1 nëntor në Tiranë Empty Clinton, në 1 nëntor në Tiranë

Fri 26 Oct 2012 - 11:40
Clinton, në 1 nëntor në Tiranë Berisha-klinton

Kryeministri Sali Berisha e ka vlerësuar vizitën në Tiranë të Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, si ngjarjen më të rëndësishme në kremtimet e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Kryeministri Berisha, i cili e ftoi zonjën Clinton në Tiranë për festën e pavarësisë gjatë takimit të tyre në Uashington, publikoi një deklaratë të posaçme për t'i uruar mirëseardhjen Sekretares Amerikane të Shtetit.

Zonja Clinton vjen në Tiranë më 1 nëntor, në kuadër të një turi në Algjeri dhe në rajonin e Ballkanit.

Siç njofton Departamenti Amerikan i Shtetit, "gjatë vizitës në Tiranë, Sekretarja Clinton do të nxjerrë në pah solidaritetin me Shqipërine,

Gjatë vizitës në Tiranë, Sekretarja Clinton do të nxjerrë në pah solidaritetin me Shqipërine, si aleat në NATO dhe me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë do të mbajë një fjalim në Parlament

Departamenti i Shtetit, SHBA
si aleat në NATO dhe me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë do të mbajë një fjalim në Parlament, ku do të vërë në dukje nevojën kritike për më shumë bashkëpunim politik dhe për sundimin e shtetit ligjor".

Në deklaraten e tij, kryeministri Berisha thekson se "kjo vizitë është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe kombeve tona, ndjenjave miqësore dhe respektit që Sekretarja Clinton dhe qeveria e Shteteve te Bashkuara ushqejne për shqiptarët, si dhe dëshmi e mbështetjes së çmuar që i kanë dhënë dhe i japin në mënyre të vazhdueshme Shqiperisë dhe kombit shqiptar në përpjekjet për ndërtimin e një demokracie të bazuar në vlerat e tregut".

Kryeministri Berisha thekson se "vizita e Sekretares Clinton në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësise së Shqipërise, është një nder i madh, por edhe një rast i veçantë për qytetarët dhe autoritetet e vendit për të shprehur edhe njëherë mirënjohjen më të thellë ndaj mbështetjes së jashtëzakonshme dhe rolit kryesor që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur këto 100 vite në përpjekjet e shqiptarë pë liri, dinjitet kombëar dhe pë integrim nëinstitucionet euro-atlantike".

Hillary Clinton është e katërta Sekretare e Shtetit që viziton Shqipërinë që pas rrëzimit të diktatures. Vizitat e James Baker në vitin 1991, e Madeleine Albright në 1998-ën, e Colin Poëell ne vitin 2003, vizita e pritshme e Hillary Clinton në 2012-ën dhe mbi të gjitha vizita historike e Presidentit George Bush në qershor te vitit 2007 janë dëshmitë e perkrahjes amerikane për shqiptarët gjatë dy dedakave të fundit.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi